E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antigone Berisha Turizmi prioritet i qeverise

Gjirokaster 11 tetor 2011 NOA/Albana Qehajaj ndash Qeveria shqiptare e ka prioritet zhvillimin e sektorit te turizmit. Keshtu pohoi sot kryeministri Sali Berisha gjate ceremonise se perurimit te rruges 8 kilometra Asim Zeneli-Antigone 1 milion e gjysme euro investim.
Ne qytetin antik te Antigonese Berisha shoqerohej edhe nga deputetet Vangjel Tavo Genc Ruli dhe Spiro Ksera.
Parku Kombetar i Antigonese eshte nje visar i vertete kulturor i Shqiperise. Ky eshte nje qytet i lashte te cilin historia thote se mbreti i Epirit Pirrua e ndertoi nga dashuria dhe pasioni qe kishte per gruan e tij Antigonene. Ka nje pozicion dominues dhe studimet arkeologjike te cilat per hir te se vertetes nuk kane qene aq intensive sa duhet kane gjetur ketu objekte shenja te lashtesise qe kane pasuruar muzete arkeologjike te vendit.
Ne inauguruam nje rruge prej rreth 8 km qe te sjell tek parku. Natyrisht ne jemi te vendosur qe trashegimine e madhe kulturore qe ka vendi ta bejme te vizitueshme nga shqiptaret dhe turiste nga mbare bota. Kjo eshte lugina e Drinos. Eumlshte nje lugine jo kaq e madhe por eshte pothuajse kudo me nje trashegimi dhe me thesaret te verteta arkeologjike tha Berisha.
I pyetur per mungesen e infrasktruktures ne zona te tilla kryeministri tha se gjithcka behet sipas rendit dhe radhes.
Rruga u be eshte nje investim prej rreth 280 milion leke. Se bashku me ministrine e kultures dhe komunen do te punohet per te ngritur sherbime te tjera. Do te punohet per te shtuar germimin. I tere qyteti rrenojat e tij flene nen toke. Ja pse populli e ka quajtur kete kodra e Jermes qe do te thote vend i shkrete dmth ka qene nje vend i braktisur. Nje qytet i cili u rrenua dhe sot pothuajse eshte i teri nen toke. Detyra e autoriteteve vendore eshte qe te germojne ne cdo qoshe te tij. Ne ato pak germime qe jane bere jane gjetur objekte te nje rendesie te jashtezakonshme arkeologjike dhe historike per vendin dhe me gjere tha kryeministri.
a.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›