E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi: Inspektorët evropian vendosin pro ndihmës

Inspektorët e Bashkimi Evropian, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Qendrore Evropiane  me anë të një deklarate të përbashkët për mediat njoftuan se Greqia pritet të marrë në nëntor 8-miliardë euro si ndihmë që i nevojitet për të parandaluar falimentimin.

Lajmi është bërë i ditur sot nga grupi i inspektimit i cili ishte caktuar të vlerësonte gjendjen e Greqisë dhe mundësit e saj për shlyerjen e borxheve. Në deklaratë thuhej se derisa objektivat e Greqisë për deficitin e vitit 2011 nuk mund të arrihen masat shtesë do të jenë të përshtatshme për vitin 2012.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›