E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ne Ceki Shqiperia i shpetoi recesionit

Prage 11 tetor 2011 NOA - Marredheniet shume te mira mes Cekise dhe Shqiperise duhet te perkthehen ne nje bashkepunim edhe me konkret ekonomik.
Kjo u theksua gjate takimit qe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi me kryetaren e Parlamentit Cek Miroslava Nemcova ne kuader te vizites zyrtare me ftese te kryeparlamentares ceke.
Kjo eshte vizita e dyte zyrtare e kryetares se Kuvendit ne Ceki tregues i nje niveli shume te mire bashkepunimi nderparlamentar.
Pasi falenderoi zonjen Nemcova per ftesen dhe pritjen shume miqesore Topalli shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen qe parlamenti i Cekise i ka dhene Shqiperise ne proceset e saj integruese.
Shqiperia eshte e rrethuar nga vende qe po perjetojne krize te thelle ekonomike por fale doktrines dhe reformave ekonomike vendi yne renditet nder te paktet qe nuk jane tronditur nga kriza. Shqiperia i ka shpetuar recesionit per shkak te modelit ekonomik. Kemi nje rritje ekonomike prej 4 . Ne kater vitet e fundit investimet e huaja u rriten mbi 300 perqind dhe ne nje kohe te shkurter jane rritur me 300 per qind eksportet. Niveli i deritanishem i bashkepunimit ekonomik mes Shqiperise dhe Cekise eshte i kenaqshem por ka shume hapesira per zgjerimin e metejshem te ketij bashkepunimi ne fusha si industria energjetika transporti apo minierat tha kryeparlamentarja.
Ne takim u vleresua vecanerisht bashkepunimi midis Parlamenteve duke cmuar rolin dhe kontributin e diplomacise parlamentare ne forcimin e marredhenieve mes dy vendeve.
Dy kryetaret e Parlamenteve te Shqiperise dhe Cekise thane se ky bashkepunim duhet te forcohet edhe me tej permes vizitave te nivelit te larte dhe mes komisionesh parlamentare.
Kryetarja Nemcova tha se Cekia do te perdore ndikimin e saj si kryesuese e grupit te vendeve te Vishegradit per cuarjen perpara te proceseve integruese te Shqiperise.
Kryetarja e Kuvendit ftoi zonjen Nemcova per nje vizite zyrtare ne Shqiperi ftese qe u mireprit nga Kryetarja e Parlamentit cek.
a.q/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›