Daçiç kërkon protektorat për Kosovën
Askush nuk mund të presë dhe të kërkojë nga Serbia që për çfarëdo qëllimi, qoftë ai edhe anëtarësimi në BE, të thotë se nuk i intereson Kosova dhe serbët që jetojnë atje, tha Ivica Daçiç zv. Kryeministri serb.
Ai theksoi se është e qartë që ekzistojnë ndarje të thella mes Kosovës shqiptare dhe asaj serbe, duke shtuar se serbët dhe shqiptarët me shekuj grinden rreth territorit.
Zgjidhja e vetme e mundshme për jetë në paqe dhe vendosjes së pikës në të gjitha problemet që ekzistojnë është përkufizimi, në të cilin pjesët serbe të Kosovës do të mbeteshin në Serbi, ose do të ishin nën ndonjë administratë të përkohshme ndërkombëtare, e cila nuk do të ishte nën juridiksionin e Prishtinës, u shpreh Daçiç.