Prishtina, pro vazhdimit të dialogut me Serbinë
Prishtina është përgjigjur pozitivisht kërkesës së ndërmjetësuesit Robert Kuper, për të vazhduar dialogun me Serbinë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare sipas të cilave zv. kryeministrja Edita Tahiri ka konfirmuar se dialogu me Beogradin do të vazhdojnë.
Tahiri deklaroi se data e rifillimit të bisedimeve nuk është caktuar, por palët kanë rënë dakord për vazhdim të dialogut për çështje teknike, ndërsa sipas saj çështja e parë që do të shtrohet në tavolinë do të jetë implementimi i marrëveshjeve. Tahiri tha se pala kosovare ka kërkuar që deri me 20 nëntor të nisë zbatimi i gjitha marrëveshjeve që janë arritur me Beogradin.
Kryenegociatorja gjtihashtu konfirmoi se Beogradi ka kërkuar dialog për pikat doganore, por ajo tha se BE ka refuzuar këtë kërkesë. Tahiri përsëriti se asnjëherë dhe kurrë nuk do të bisedohet me Serbinë për çështje politike apo për punë të brendshme të Kosovës.