Meta: Koalicioni, në funksion të integrimit

"Marrëveshja LSI- PD, është në funksion të integrimit të Shqipërisë dhe në të mirën e vendit". Kështu është shprehur kreu i LSI-së Ilir Meta në Konventën Kombëtare që u organizua pas vendimit për të nisur negociatat me kryeministrin Berisha për formimin e mazhorancës së re qeverisëse. Sipas Metës, ky vendim ishte i vështirë për tu marrë, por kodi i ri zgjedhor imponon koalicionet dhe sipas tij, koalicioni më i frytshëm është PD-LSI.
Duke argumentuar arsyet e bashkëpunimit me Partinë Demokratike, Meta tha se koalicioni PS-LSI do të ishte i pamundur sepse do te sillte vetëm krizë. Në këtë kuadër ai thumboi edhe një herë tjetër Edi Ramën i cili minoi të majtën duke përjashtuar çdo marrëveshje bashkëpunimi me LSI.
Konventa kombëtare e LSi-së është thirrur në mbledhje të jashtëzakonshme nga kreu i kësaj force politike Ilir Meta dhe ka vendosur bashkëpununim me koalicionin e djathtë në katër vitet e ardhshme.