E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpronësohen pronarët e zonave informale

Qeveria ka miratuar dje shpronësimin e pronarëve të ligjshëm që preken nga ndërtimet informale në Qarkun e Tiranës, Shkodrës dhe Elbasanit. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë për sipërfaqen 66 mijë m2 tokë me vlerë të përgjithshme shpronësimi 1.5 miliardë lekë. Ky fond do të krijohet nga të ardhurat e arkëtuara në buxhetin e shtetit, gjatë procesit të legalizimeve, nga transferimi i pronësisë së parcelës ndërtimore, që do të përfshihen në fondin e kompensimit financiar, të parashikuar nga ligji nr.9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës". Qeveria ka ngarkuar Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që, në përputhje me këtë vendim, të kryejë ndryshimet përkatëse në regjistrat e pasurive të paluajtshme, për kalimin e pasurisë së kompensuar në pronësi të shtetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›