E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikorrupsioni në drejtësi/ Kryeprokurori Arjan Ndoja dhjetëfishon pasurinë brenda dy muajve

Kryeprokurori Arian Ndoja, ka më se dhjetëfishuar pasurinë për dy muaj Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me padinë penale të bërë ndaj kryeprokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Prokurorisë së Durrësit, të cilat shtuan se, kanë kërkuar dokumentet e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Gjithashtu është bërë e ditur, se prokurorët e kryeqytetit do të bëjnë hetime dhe në terren ku do të verifikojnë deklarimet që do të japë kryeprokurori i Durrësit. Kryeprokurori i rrethit të Durrësit, Arian Ndoja, është kallëzuar penalisht nën akuzën “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Ky kallëzim ndaj kryeprokurorit Ndoja, është bërë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, i cili bënë të ditur se prokurori i Rrethit të Durrësit ka fshehur pasurinë e tij. Sipas këtij kallëzimi penal, mësohet se nga llogaritja e të dhënave të deklarimit të pasurisë nga Arian Ndoja, rezulton se ai për periudhën qershor 2004 - janar 2008, ka përfituar të ardhura nga puna e tij si avokat i Dhomës së Avokatisë Tiranë, në shumën prej 743 mijë euro. Sipas deklaratave të pasurisë së kryeprokurorit të Durrësit, Arian Ndoja, mësohet se, në deklaratën e tij të pasurisë, të dorëzuar në 5 mars të këtij viti, ai kishte të regjistruar një pasuri, të tundshme e të patundshme, që arrinte në rreth 743 mijë euro. Kjo deklaratë, mësohet se është bërë vetëm 2 muaj pasi ai kishte marrë detyrën e prokurorit të Rrethit të Durrësit. Në krye të kësaj prokurorie, mësohet se ai kishte hipur jo më larg se data 28 janar e këtij viti. Pasuria e kryeprokurorit të Durrësit, duke ju referuar vetëdeklarimit të tij, mësohet se është rritur prej më se dhjetëfish, që kur ai ka marrë detyrën e re zyrtare. Në një tjetër deklaratë pasurie të Arian Ndojës, të dorëzuar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në 3 qershor 2005, mësohet se pasuria e tij nuk shkonte më shumë se 60 mijë euro, nga të cilat, vetëm 20 mijë euro, llogariten CASH, ndërsa pjesa tjetër, janë vlera e një automjeti dhe të ardhurat nga puna e tij si avokat. Nga investigimi i emisionit televiziv, mësohet se prokurori Arian Nodja nuk ka asnjë dokument që të provojë këtë pasurim të shpejtë. Ndërkohë, duke ju referuar burimeve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mësohet se në tatime, Arian Ndoja, ishte regjistruar gjatë kohës që bënte punën e avokatit, si dhe kishte paguar detyrimet financiare vetëm për një periudhë 3-mujore. Mësohet se Arian Ndoja, ka punuar si avokat për një periudhë rreth 4-vjeçare, që nga viti 2004, vit në të cilin ai u shkarkua si prokuror për abuzime me detyrën. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›