Vjedh 85 mijë euro dhe 60 mijë dollarë në banesë, arrestohet
10/12/2008 I dëmtuar ish-drejtori i Rafinerisë në Fier, Ilir Dulla. Arrestohet Edmond Avdo, në kërkim një tjetër
FIER- Tenton të vjedhë një shumë të konsiderueshme eurosh dhe dollarësh, por bie në prangat e policisë së Fierit. Ky ka qenë fati i një shtetasi nga qyteti i Fierit, i cili pa u menduar gjatë mori një iniciativë të tillë që i ka kushtuar shumë. Rreth 85 mijë euro dhe 60 mijë dollarë ka arritur të grabisë në një shtëpi shtetasi 40-vjeçar Edmond Avdo. Pas ndalimit të shtetasit Avdo nga qyteti i Fierit dhe arrestimit të tij, një tjetër person është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në këtë vjedhje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërkohë që autori ka rënë në prangat e policisë fierake paraditen e djeshme. Sipas burimeve zyrtare mësohet se pre e grabitjes ka rënë ish-drejtori i Rafinerisë në Fier, shtetasi Ilir Dulla. Në kohën që në banesën e këtij të fundit kanë hyrë dy grabitësit, në shtëpi nuk ka patur asnjë person. "Zakonisht në shtëpi rrinte vjehrra, por edhe ajo nuk ndodhej. Ne nuk dëgjuam asnjë lëvizje të dyshimtë dhe nuk pamë ndonjë njëri të hynte apo dilte. Meqë bënte edhe ftohtë dyert qëndrojnë të mbyllura, ndoshta s’kemi ndjerë gjë, por këtu muret janë shumë të hollë dhe dëgjohet edhe zhurma më e vogël. Mësuam për vjedhjen vetëm kur të zotët e shtëpisë hapën derën e vunë re se mungonin të holla nga vendi ku i mbanin gjithmonë. Me siguri që personat që i kanë grabitur janë profesionistë dhe i njihnin mirë lëvizjet e familjarëve, se në të kundërt nuk do të futeshin në shtëpi". Kështu është shprehur tepër e indinjuar Zoica, fqinja më e afërt e familjes Dulla, e cila nuk ka ndjerë asnjë lëvizje në banesën ngjitur me të sajën. Menjëherë pas zbulimit të rastit vetë shtetasi Dulla ka lajmëruar uniformat e policisë, të cilët kanë bërë të mundur edhe ekzaminimin e gjithë gjurmëve dhe materialeve të gjetura në vendin e ngjarjes. Pas grumbullimit të gjithë elementëve të domosdoshëm ka filluar edhe kërkimi për gjetjen e autorëve, të cilët sipas bluve mendohet të jenë dy shtetas.