Ekspozitë me punimet e të burgosurve

Në Ditën Ndërkombëtare të Drejatve të Njeriut , Drejtoria e Burgjeve ka prezantuar ekspozitën me punime artizanale dhe artistike të bërë nga të burgosurit. Ekspozita është bërë në Muzeun Historik ku u paraqit puna e një viti të dënuarve në të gjithe vëndin. Të dënuarit kanë prezantuar punimet të shume llojshme si anije, kulla e Eiffel-it, veshje , aksesore të ndryshëm e të tjerë. I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe drejtori i përgjithshem i burgjeve Gazmend Dibra.Përfshirja e personave me liri të kufizuar në të tilla aktivitete është pjesë e objektivave dhe në vizionin e sistemit të burgjeve për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të burgosurve. Gjate aktivitetit te miturit e burgut 313, prezantuan një pjesë aktrimi për luftën kunder SIDA-s. Në fund të aktivitetit u shpallën edhe fituesit për punimet më të mira, çmimin e pare për të rriturit e fitoi Agron Sula , ndërsa çmimin e parë për të miturit e fitoi Edmir Shehu.