E Diel, 1 Nëntor 2026

“Antimafia”, instrument i rëndësishëm ligjor për të goditur krimin dhe asetet e tij ekonomike

Ministri Basha takon kryeprokuroren RamaMinistri i Brendshëm Lulzim Basha zhvilloi dje një takim me Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama. Qëllimi i takimit ishte evidentimi i fushave kryesore ku nevojitet thellimi i bashkëpunimit mes strukturave të Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme.Ministri i Brendshëm Basha dhe Prokurorja e Përgjithshme Rama shprehën angazhimin e plotë për të nxitur dhe inkurajuar një bashkëpunim sa më intensiv polici-prokurori në luftën kundër krimit të organizuar.Në takim u diskutua si një çështje e veçantë edhe projektligji i ri i përgatitur për Policinë Gjyqësore dhe modalitetet përkatëse të tij.Basha dhe Rama diskutuan gjithashtu për përcaktimin e detyrave konkrete për strukturat e hetimit të policisë dhe prokurorisë për zbatimin e ligjit “Antimafia”, një instrument shumë i rëndësishëm ligjor për të goditur krimin e organizuar dhe asetet e tij ekonomiko-financiare.Krahas luftës së vazhdueshme kundër kriminalitetit, trafiqeve të paligjshme dhe trafikut të qenieve njerëzore, strukturat hetimore të policisë dhe prokurorisë do të thellojnë bashkëpunimin edhe për hetimin dhe zbulimin e krimeve të vjetra.Gjatë takimit mes Ministrit të Brendshëm Basha dhe Prokurores së Përgjithshme Rama u ra dakord edhe mbi procesin e trajnimeve të përbashkëta  të prokurorëve dhe të oficerëve të policisë gjyqësore.Në takim ishin të pranishëm edhe Zëvendësministri i Brendshëm Avenir Peka, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar Agron Kuliçaj, Drejtori i Hetimit të Prokurorisë së Përgjithshme Sokol Stojani dhe Drejtori i Inspektimit Arben Dollapaj....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›