E Diel, 1 Nëntor 2026

“Nuk preket e drejta e Prokurorisë për të hetuar, ligji i ri institucionalizon bashkëpunimin e saj me Policinë”

Projektligji për “Policinë Gjyqësore”, flasin ministri i i Brendshëm, Lulzim Basha si dhe ai i Drejtësisë Bujar Nishani Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani shprehet se projektligji për “Policinë Gjyqësore” nuk i heq të drejtën e hetimit Prokurorisë. Sipas ministrit Nishani kjo e drejtë është e përcaktuar në Kushtetutë. “Absolutisht jo. është e vërtetë fakti që Ministria e Drejtësisë po udhëheq punën me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë për disa ndryshime në Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore, por këto ndërhyrje kurrsesi nuk mund të prekin të drejtën e hetimit që Kushtetuta  ia jep organit të Prokurorisë pasi një ndërhyrje e tillë do të thoshte ndryshim në Kushtetutë dhe përsa kohë Kushtetuta të drejtën e  hetimit ia njeh vetëm organit të Prokurorisë natyrisht nuk cenohet asnjë e drejtë e organit të Prokurorisë”, u shpreh ministri Nishani. Numri një i Drejtësisë tha se synimi që ka ndërhyrja në këtë ligj, është për të përmirësuar mënyrën e procedurës së komunikimit dhe të veprimtarisë së ndërsjellët të oficerit të policisë gjyqësore me prokurorin dhe me policinë e shtetit, pasi oficeri i policisë gjyqësore është një hallkë mes policisë së shtetit dhe prokurorit të hetimit të një çështje, por gjithmonë jo vetëm e drejta, por edhe udhëheqja e gjithë procesit të hetimit të paraqitjes së akuzës përpara gjykatës është dhe do të mbetet një e drejtë ekskluzive e prokurorit. “Baza mbi të cilën po punohet, politika mbi të cilën po punohet për të ndërhyrë dhe për të bërë disa ndryshime në ligjin siç unë thashë është një udhëzim i përbashkët i firmosur përpara dy vitesh nga Ministri i Brendshëm dhe Prokuroria e Përgjithshme, i cili iu dërgua për zbatim si policisë në qarqe edhe Prokurorisë në Rrethe, i cili ka synim për të përmirësuar këtë mënyrë të komunikimit por edhe të vënies në jetë të procedurave qoftë në momentet e para të hetimit paraprak ashtu edhe në vijimësi të procesit të hetimit midis policisë dhe prokurorisë, përmes oficerit të policë gjyqësore”- deklaroi më tej, ministri i Drejtësisë.Lulzim BashaMinistri i Brendshëm Lulzim Basha hedh poshtë të gjitha artikulimet e përfolura ditët e fundit, se projektligji për “Policinë Gjyqësore”, synon t’i heqë prokurorisë të drejtën e hetimit. “Mund t’ju them që ndajmë në mënyrë të plotë qëllimet që kërkojmë të arrijmë me këtë ligj. Për më shumë mund t’ju them se përvoja e deritanishme e funksionimit e bashkëpunimit Prokurori-Polici, në bazë të urdhrit të përbashkët të Prokurorit të Përgjithshëm dhe ministrit të Brendshëm është shumë e mirë. Dhe presim që me ligjin e ri, nëpërmjet transplantimit të këtyre pranimeve të vijojë një bashkëpunim i tillë, i shkëlqyer dhe efektiv midis Policisë dhe Prokurorisë. Absolutisht Prokuroria ruan prerogativën Kushtetues të hetimit dhe Policia ka funksionet e mbështetjes së plotë të Prokurorisë në punën e saj”, u shpreh Basha.Krahas luftës së vazhdueshme kundër kriminalitetit, trafiqeve të paligjshme dhe trafikut të qenieve njerëzore, strukturat hetimore të Prokurorisë dhe Policisë, do të thellojnë bashkëpunimin dhe për hetimin dhe zbulimin e krimeve të vjetra. Gjatë takimit mes ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe kryeprokurores së përgjithshme Ina Rama, u ra dakord edhe për procesin e trajnimeve të përbashkëta mes prokurorëve dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›