E Diel, 1 Nëntor 2026

"Delegatet do votojne kryetarin e tyre, Sali Berisha"

"Une e kuptoj se perzgjedhja eshte e veshtire, por kam besimin me te madh se delegatet e Kuvendit do te votojne per kandidatet me te mire, do te votojne per kryetarin e tyre Sali Berisha". Kjo ka qene deklarata, me te cilen vete kryeministri Berisha, ka permbledhur tere besimin e tij, se delegatet e Kuvendit te PD, do ta zgjedhin dhe per nje mandat tjeter ne krye te kesaj partie. Te cilen e ka garantuar dhe nje mandat te dyte ne qeverisjen e vendit, ne zgjedhjet e 28 qershorit te ketij viti. Kryetari i PD, njeheresh kryeminister, Sali Berisha eshte shprehur se Kuvendi kombetar i kesaj partie, mblidhet pas nje zhvillimi madhor historik, zhvillimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme me 28 qershor, kjo eshte nje merite e madhe, merite historike e te gjithe piramides zgjedhore, e cila eshte njohur dhe e faktuar, pergjegjesine e zgjedhjeve te lira e ka partia ne pushtet. Dhe kete pergjegjesi e permbushen me me nder se kurre, i dhane vendit zgjedhjet me dinjitoze, me te mira ne historine e tij. "Kuvendi Kombetar i PD qe mblidhet, mblidhet ne fazen e dyte te tij, per te zgjedhur organet dhe formalet e reja te PD, kryetarin e Keshillit Kombetar te tij, komisionin disiplinor te statutit", tha Berisha. Per te cilin mblidhet dhe per te riperterire mandatin e organeve drejtuese. Ky do te jete nje proces fund e krye transparent. "Grupet e punes kane bere nje pune shume serioze ne seleksionimin e kandidaturave qe paraqiten neser para delegateve te Kuvendit. Ne keshillin kombetar te saj konkurrojne 400 personalitete, djem vajza, burra e gra, me kontribute thelbesore ne demokracine e ketij vendi dhe ne jeten e PD", tha Berisha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›