"Antimafia", kalon drafti ne Komisionin e Ligjeve, debati
Komisioni Parlamentar i Ligjeve, miratoi me shumice votash dje projektligjin per "Parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar", i quajtur se fundmi si ligji "antimafia". Ndryshimet ne ligj, kane per synim, te ashpersojne luften kunder krimit te organizuar dhe goditjen e tij nepermjet zbulimit, identifikimit, sekuestrimit dhe konfiskimit te pasurive te paligjshme te personave te dyshuar si pjesemarres ne krimin e organizuar. Shtyse ne hartimin e ketij projektligji, eshte edhe realizimi i kushteve te percaktuara nga nderkombetaret per liberalizimin e vizave me vendet Bashkimit Evropian. Nderkohe qe shoqata e avokateve e ka kundershtuar kete projekt, duke e krahasuar ate me ligjin per shtetezimet te miratuar dhe zbatuar ne vitin 1945.