E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i qeverise, dreke me ambasadoret e SHBA, Fried dhe Uidhers

Kryeministri Berisha i shoqeruar nga ministri i Brendshem, Lulezim Basha, kane drekuar dje ne vilen qeveritare numer 30 me te ngarkuarin special amerikan per ceshtjen e burgut te Guatanamos, ambasadorin Daniel Fried dhe ambasadorin amerikan te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vend, Xhon Uidhers. Gjate drekes se punes, mesohet se tema kryesore ka qene pranimi nga ana e Shqiperise, i te burgosurve qe do te lirohen nga ky burg. Por nuk ka informacione nese ne kete dreke eshte folur edhe per ceshtjet e brendshme politike te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›