Antimafia, në skaner 300 dosje
12/04/2010 Çështjet i përkasin vitit 2007 e në vazhdim. Fillon rivlerësimi për financat e grupeve kriminale
Në verifikim dosjet që kanë mbërritur nga Italia. Dërgohen pesë kërkesat e para në gjykatë
TIRANE- Hyrja në fuqi e ligjit të ri antimafia ka bërë që specialistët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të venë “nën lupë” shumë dosje që kanë lidhje me pasurinë e eksponentëve kriminalë që veprojnë në Shqipëri dhe jashtë kufijve të vendit. Përgjatë kësaj kohe në shënjestër janë vënë rreth 300 dosje, çështje këto që janë regjistruar nga viti 2007, por që një pjesë e tyre i përket edhe materiale të referuara nga prokuroritë e huaja, kryesisht ato italiane. Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, të cilat thanë se aktualisht prokurorët e seksionit të Sekuestrimit dhe Konfiskimit të Aseteve Kriminale, janë duke bërë një rivlerësim të përgjithshëm për çdo dosje penale, me qëllim evidentimin e pasurive të tjera si: llogari bankare, sipërfaqe tokësore, apartamente, garazhe e të tjera. “Janë rreth 300 dosje që kemi hetuar dhe gjykuar, por tashmë me ligjin e ri ato do kalojë sërish në “skaner”, me qëllim identifikimin e pasurive të tjera, që dyshohet se janë vënë si rezultat i aktivitetit kriminal”,- pohuan burimet. Sipas tyre, përjashtim përbëjnë vetëm rastet, kur mbi një objekt, automjet apo llogari bankare është vendosur njëherë masa e sekuestros dhe ndaj tyre është zhvilluar një proces gjyqësor. Për asetet që gjykata ka shprehur mendimin e saj, nuk do kryhet asnjë veprim hetimor. Hetimi do përqendrohet në pasuritë e tjera të të pandehurve, ndaj të cilëve organi i akuzës ka dyshime se ata vazhdojnë të pastrojnë të ardhurat e tyre kriminale, duke blerë apartamente, ndërtuar objekte të ndryshme apo shtuar llogaritë bankare. Ndërkohë për sa i përket rihetimit të personave të proceduar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si: Aldo Bare, Lulzim Berisha, Arjan Kane apo të pandehurve të tjerë, kjo gjë sipas burimeve tashmë ka filluar dhe pritet që në ditët në vazhdim organi i akuzës t’i drejtohet gjykatës me kërkesa konkrete, për sekuestrimin e pasurive të tyre. Dosjet e para që i janë nënshtruar rivlerësimit të aseteve ekonomike, janë çështje të hetuara përgjatë këtyre tre viteve nga Krimet e Rënda. Ndërkohë në ditët në vazhdim numri i dosjeve do të ritet ndjeshëm, pasi prokuroritë e rretheve do transferojnë në adresë të Krimeve të Rënda, çështjet e hetuara për akuzën e pastrimit të parave, shfrytëzimit të prostitucionit dhe prodhimit e mbajtjes së lëndëve narkotike. Këto vepra penale janë cilësuar nga ekspertët si krime, nga të cilat rrjedhin shumë të ardhura kriminale, dhe për pasojë ligji i ri antimafia parashikon që pasuria e autorëve që kryejnë këto raste, të hetohet. Shtimi i numrit të dosjeve pritet të sjellë edhe nevojën e një riorganizimi të prokurorëve dhe oficerëve që punojnë në zyrën e sekuestrimeve, me qëllim rritjen e numrit të tyre, pasi tani në këtë zyrë ushtrojnë detyrën vetëm dy prokurorë, të cilët veç hetimit të pasurive ndjekin edhe çështje të ndryshme në gjykatë. Procesi i rivlerësimit të dosjeve ka filluar që ditën e parë kur ligji antimafia ka hyrë në fuqi. Aktualisht Prokuroria e Krimeve të Rënda ka depozituar në gjykatë pesë kërkesa, ku i kërkohet togave të zeza të vendosin masën e sekuestros për disa prona dhe llogari bankare që mendohet se rrjedhin nga të ardhura kriminale. Ndërkohë që me ligjin e ri antimafia vazhdon gjykimi i dhjetërave dosjeve, që janë në proces në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, në atë të Apelit si dhe në Gjykatën e Lartë.
Hetim Manoli Begos
Disa nga çështjet që janë bërë objekt hetimi mësohet se i përkasin individëve që kanë kryer krime në Itali, por të ardhurat e tyre financiare i kanë menaxhuar në Shqipëri. Njëri prej këtyre personave është Manoli Bego i njohur me pseudonimin “Mario”. Ndaj anëtarit të Bandës së Lushnjës, Prokuroria ka filluar verifikimet, me qëllim sekuestrimin e pasurisë. Në vëmendje janë apartamente, automjete, e disa llogari bankare.
Rastet e gjykuara
Për asetet që gjykata ka shprehur mendimin e saj, nuk do kryhet asnjë veprim hetimor. Hetimi do përqendrohet në pasuritë e tjera të të pandehurve, ndaj të cilëve organi i akuzës ka dyshime se ata vazhdojnë të pastrojnë të ardhurat e tyre kriminale, duke blerë apartamente, ndërtuar objekte të ndryshme apo shtuar llogaritë bankare. Një i pandehur mund të procedohet disa herë, sa raste atij do i konstatohet se ka vënë pasurinë nga të ardhurat kriminale.