Hotelet në plazh, 40 për qind në pronësi të kosovarëve
12/04/2010 Pjesa më e madhe e tyre lidhin kontratë qiraje me pronarët për muajt e verës
DURRES- Lokalet buzë deti në Plazhin e Durrësit, por edhe ato që gjenden tek Shkëmbi i Kavajës e në Golem kanë joshur shumë kosovarë. Në terren thuhet se më shumë se 40 për qind e hoteleve, moteleve, restoranteve apo lokaleve të tjera janë marrë me qira nga shtetas shqiptar me banim në Kosovë apo Maqedoni.
Lokalet
Përgjithësisht qiraja është mujore ose disamujore dhe se shtetasit kosovarë apo shqiptarët maqedonas “dynden” drejt Durrësit e bregdetit shqiptar përgjithësisht në sezonin e verës. Ndonëse vapa e verës është ende larg, në Plazhin e Durrësit dhe tek Shkëmbi i Kavajës e në Golem kanë nisur kontratat mes pronarëve të lokaleve dhe kosovarë që kërkojnë t’i marrin me qira. Në 5-6 vitet e fundit janë shtuar së tepërmi numri i kosovarëve dhe shqiptarëve në Maqedoni, të cilët marrin me qira këto lokale buzë deti duke sjellë me vete edhe traditën e menaxhimit dhe atë të gatimit. Një pjesë e tyre kanë lidhur kontratë disavjeçare apo edhe i kanë blerë këto prona buzë deti, ndërsa të tjerë i marrin me qira për 3 apo katër muaj dhe kryesisht në muajt qershor-shtator. Pronarët i afrojnë këto lokale me çmime të kripura pasi ato variojnë nga 1000 euro në muaj deri në 2000 euro në muaj. Megjithatë, kërkesat për të marrë lokale me qira në verë nuk janë të pakta. Ka mjaft raste që qiraja jepet për të gjithë muajt paradhënie dhe ajo shkon deri në 5000 apo 6000 mijë euro. Të lakmuara nga kosovarët janë më së shumti lokalet që gjenden nga Rrota e Kuqe drejt Plepave dhe ato tek Shkëmbi i Kavajës dhe Golem. Pikërisht në këtë zonë akomodohen edhe pjesa më e madhe e pushuesve kosovare dhe shqiptarë nga Maqedonia si dhe këngëtar kosovarë. Këta të fundit prenetohen nga vet kosovarët që marrin me qira lokalet duke lidhur me këngëtarët edhe kontrata disaditore. Thuajse të gjithë këngëtarët e këngëtaret e njohura kosovare frekuentojnë bregdetin shqiptar duke u vendosur kryesisht në Durrës, Shëngjin të Lezhës, Velipojë e Shirokë të Shkodrës dhe një pjesë në Sarandë e Vlorë. Pikërisht këto kanë ndikuar edhe në zgjedhjen nga ana e pushuesve kosovarë e shqiptarë të Maqedonisë të bregdeteve shqiptarë si mundësi për të kaluar sezonin e pushimeve të verës. Nga Ura e Dajlanit në Durrës deri tek Plepat dhe nga Shkëmbi i Kavajës deri në Golem të bie në sy emërtimet e lokaleve. Ato janë të emërtuara “Drenica”, “Kosova”, “Tetova”, Gostivari”, “Prizreni”, “Kaçaniku”, “Peja”, “Hasi” etj, duke krijuar të gjithë atmosferën e një mjedisi tipik kosovar apo sofër shqiptare maqedonase. Hallka e zinxhirit të rrjeteve të lokaleve të shërbimit e të akomodimit vijon edhe me ato të argëtimit dhe të udhëtimeve. Kështu buzë hoteleve e restoranteve kosovarë në bregdetin e Durrësit, por jo vetëm aty, janë hapur agjenci turistike dhe udhëtimi të linjave që transportojnë pushues nga të gjitha viset shqiptare në Kosovë e Maqedoni drejt Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Sarandës e Vlorës. Së bashku me këto shërbime është afruar edhe kuzhina tipike kosovare e ajo nga Maqedonia shqiptare. Janë të shumtët frekuentuesit e lokaleve ku gatuhet dhe afrohet suxhuk Kosove, piskavicë, pulë me arra, manti, sallatë me lakër të kuqe, spec i pjekur, byrek me spinaq, pite me gjalpë, spec i mbushur e i pjekur, fli Kosove etj. Kosovarët, ndonëse me qira, janë në krye të listës që kanë “pronësinë” e lokaleve në Plazh, tek Shkëmbi i Kavajës e në Golem. Pas tyre renditen pronarët durrsak dhe më pas vinë shqiptarët e Maqedonisë. Përgjithësisht dita për kategorinë e personave që kanë marrë me qira këto lokale në buzë të detit nis me minus 40-50 euro dhe atyre u duhet të shërbejnë deri në orët e pasmesnatës për të siguruar të lajnë qiranë e të sigurojnë fitimin. Në këto lokale bie në sy vendosja e flamurit shqiptar si dhe muzika popullore shqiptare e ajo kosovare. Ndryshe nga lokalet me pronarë nga Durrësi apo pronarë të tjerë ku vërehet tendenca për të argëtuar pushuesit me muzikë të huaj të të gjitha zhanreve.