Shpërblime për të gjithë personelin shëndetësor
12/04/2010 Drejtoria e QSUT-së takim me shefat e pavijoneve
Stimulimi i punonjësve me fondet e të ardhurave dytësore
Përveç pagës së muajit prill, personeli shëndetësor që shërben në qendrën më të madh spitalore në vend do të përfitojë edhe bonuse. Sipas një vendimi të marrë nga drejtoria e QSUT-së, shefat e pavijoneve, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi mbështetës do të përfitojnë shpërblime page gjatë muajit prill. Kreu i këtij institucioni, Ilir Dashi, gjatë një takimi me të gjithë shefat e pavijoneve, ka deklaruar se të ardhurat dytësore që janë mbledhur nga vizitat e të pasiguruarve, e që nuk janë shpenzuar prej 11-muajsh do të shkojnë për shpërblime. “Një fond i grumbulluar që nga maji i vitit të kaluar, por edhe nga hapësira që na jep ligji, duke i përdorur ato deri në masën 30 për qind për shpërblime, do të vijë te ju këtë muaj. Deri tani janë bërë kalkulimet për çdo pavijon; këto para do të vihen në dispozicionin tuaj dhe shuma prej 20 për qind do të shkojë për shefin e pavijonit, kurse pjesa tjetër do të shpërndahet për personelin, sipas performancës së tij në punë. Do të jeni ju vetë (shefat e pavijoneve) që do të përcaktoni se kujt infermieri, mjeku të pavijonit, duhet t;i jepni më shumë para, për shkak të punës me cilësi që ai ka ofruar ndaj pacientit”, ka pohuar Dashi. Një tjetër pikë e rëndësishme që është diskutuar gjatë këtij takimi ishte edhe çështja e korrupsionit, për të cilën Dashi u ka kërkuar drejtuesve të shërbimeve që së bashku me stafin e tyre të mos bien pre e tij, pasi tashmë e tutje, për rastet që do të denoncohen do të ketë largime nga puna. “Gjatë një takimi që kam pasur me ministrin e Shëndetësisë, më ka kërkuar t’ju përcjell juve dhe nëpërmjet jush të gjithë personelit, që për të gjitha rastet e korrupsionit të cilat do të denoncohen si në media, ashtu edhe në zyrat tona, do të ketë masa, të cilat janë largime të menjëhershme nga puna”, ka nënvizuar Dashi. Gjithashtu është kërkuar edhe zbatimi i rreptë i të gjithë urdhrave të nxjerrë, si ai për sistemin e urgjencave, ashtu edhe ai i hyrje-daljeve të familjarëve, por edhe urdhri më i fundit i MSH-së për rekomandimin e ilaçeve. Në zbatim të këtyre urdhrave tashmë janë ngritur tri grupe monitorimi.
Medikamentet
Për sa i përket urdhrit të medikamenteve, Dashi ka pohuar se çdo pavijon duhet të furnizohet me to, pavarësisht se ndodhen në farmacinë qendrore të qendrës spitalore apo në ato periferike, ndërsa ka kërkuar një bashkëpunim më të mirë mes farmacistëve, kryeinfermierëve dhe shefave pavijoneve. Gjithashtu është kërkuar edhe zbatimi i rreptë i të gjithë urdhrave të nxjerrë, si ai për sistemin e urgjencave, ashtu edhe ai i hyrje-daljeve të familjarëve.