"Antimafia", nis kopjimi i ligjit anglez për sekuestrimet
Nis puna për përkthimin e ligjit anglez të sekuestrimeve, që pritet të kalojë në fillim të muajit shtator në qeveri. Drejtoria e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë ka filluar që të adaptojë ligjin e ri, pas shfuqizimit të ligjit aktual të sekuestrimeve, i marrë nga modeli italian "antimafie". Por ndryshimet radikale të Gjykatës së Lartë, sipas specialistëve, kanë prishur thelbin e ligjit, ndërsa efektet janë ndjerë, duke mos arritur që të sekuestrohen disa prona të vëna në rrugë kriminale. Në të paktën dy raste, seksioni i sekuestrimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk ka arritur të vërë në sekuestro disa prona të vëna në mënyrë kriminale. Burime nga Ministria e Drejtësisë thanë për gazetën "Shqip" se ligji i ri do të jetë shumë shpejt gati dhe në javët e para të muajit shtator pritet të kalojë në qeveri.
Efektet në prokurori
Prej dy vitesh, sekuestrimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë "dështuar" pas ndryshimit të ligjit nga Gjykata e Lartë. Në fillim të muajit shtator, Gjykata Supreme përcaktoi se sekuestrimi i pasurive të kriminelëve duhet të realizohet pas arrestimit të tyre, pra pasuritë që janë vënë pas sekuestrimit. Ndërsa shpëtojnë të gjitha pasuritë para arrestimit. Ndryshimi u diskutua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe mbërriti në "derën" e akuzës qendrore, ku lëvizjet "diplomatike" sollën reagimin e fortë të qeverisë shqiptare, duke premtuar se shumë shpejt do të ketë ndryshimet përkatëse në këtë ligj. Burime nga akuza qendrore thanë se përshtatja e modelit anglez të sekuestrimeve duhet të monitorohet nga grupet e interesit, e cila është Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pritet që një përfaqësi e akuzës qendrore dhe e Krimeve të Rënda të marrin pjesë në adaptimin e ligjit të ri të sekuestrimeve. Nëse realizohet në kohë shumë të shpejtë, atëherë prokuroria thotë se menjëherë do të ndihen efektet e para. Por ligji i ri duket se do të ketë një problem. Juristët druhen se pas miratimit të ligjit, shumë organizata kriminale mund të përjashtohen nga ky ligj, pasi ai nuk ka fuqi prapavepruese. Edhe në këtë rast duhet të ndihet "dora" e qeverisë për të përcaktuar edhe kohën që mund të veprojë.
Modeli anglez
Sipas informacioneve paraprake të marra nga akuza qendrore, ligji anglez i sekuestrimeve i jep shumë fuqi prokurorisë në shkatërrimin e aseteve kriminale. Nëse me ligjin aktual duhej që të vërtetohej se prona e një të arrestuari ishte ngritur me të ardhura kriminale, tashmë konfiskimi i pronës me ligjin e ri është shumë i thjeshtë. Nëse një person që dënohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda nuk deklaron të ardhurat për ngritjen e pronës, atëherë kjo pronë sekuestrohet. Sipas akuzës qendrore, ligji anglez parashikon që prona sekuestrohet, edhe nëse nuk është vërtetuar se është ngritur me të ardhura kriminale. Mosjustifikimi i të ardhurave për ngritjen e saj mund të sjellë konfiskimin e menjëhershëm.
Kryeministri "akuzoi" Gjykatën e Lartë për shfuqizimin e ligjit "Antimafie"
Berisha premtoi ligj të ri për sekuestrimet
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, "akuzoi" disa ditë më parë Gjykatën e Lartë për ndryshimin e ligjit "Antimafie", që ka të bëjë me sekuestrimet. Berisha "premtoi" se do të ketë një ligj të ri për sekuestrimet sipas modelit anglez. Sipas tij, vendimi për shfuqizimin e ligjit nga Gjykata e Lartë është një problem për drejtësinë shqiptare. "Kemi një vendim të Gjykatës së Lartë të vitit 2007, i cili ndërhyn duke kufizuar sekuestrimin dhe konfiskimin e produkteve të veprës penale, për krimin e organizuar. Ky vendim do të kundërshtohet me ligj. Ligji të bëhet urgjentisht dhe t‘i përmbahemi modelit britanik", tha Kryeministri. Sipas Berishës, vendimi i Gjykatës së Lartë të vitit 2007 kufizon mundësinë e rrënimit të bosëve të krimit. "Atyre po nuk ua rrënove ekonominë, pushteti u mbahet. Ndaj, ne duhet të marrim ligjin e fundit që ka votuar Parlamenti britanik. Edhe ligji që ne adaptuam është shumë i mirë. Ne e kemi gjetur të adaptuar atë, por ne nuk mund të kufizohemi në shembjen e perandorisë ekonomike të krimit, fuqisë ekonomike të krimit të organizuar. Ai ligj të sillet sa më shpejt në qeveri dhe Komisioni Europian kërkon përgjigje ligjore ndaj këtij vendimi. Kërkohet përgjigje ligjore, sepse kjo është një pengesë", vijoi Berisha. Gazeta "Shqip" publikoi disa muaj më parë një vendim unifikues të Gjykatës së Lartë, për ndryshimin e ligjit "Antimafie" për sekuestrimet. Nga momenti i shpalljes së vendimit, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka pasur të pamundur të kërkojë në gjykatë sekuestrimin e pasurive të kriminelëve dhe të bandave kriminale.