Gjendet trupi i 20-vjeçarit të mbytur në Seman
Gjendet pas gjashtë ditë kërkimesh, trupi i 20-vjeçarit Ernest Allanjakut, i cili u mbyt një javë më parë në plazhin e Semanit. Ai është gjetur në plazhin e Pishporos, rreth 7 km në perëndim bregdetit të Semanit, ku kishte shkuar për të pushuar me shokët e tij. Trupi i të riut është dalluar nga disa plazhistë, të cilët të alarmuar kanë njoftuar autoritetet policore lokale. Këto të fundit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë parë që bëhej fjalë për 20-vjeçarin e mbytur në Seman. Policia ka njoftuar të afërmit, të cilët pas njohjes së viktimës e kanë marrë atë në banesë për të kryer ceremoninë mortore.