"Vullnet per shkaterrimin e bandave kriminale"
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje se reformat e medha do te pershpejtohen edhe ne 4-vjecarin e ardhshem. Ne hapje te Konferencen Rajonale "Forcimi i Bashkepunimit ne Fushen e Sigurise per nje Anetaresim te shpejte te Evropes Juglindore ne BE" , Topalli tha se qeveria ka deshmuar nje vullnet te celikte ne shkaterrimin e bandave kriminale dhe per kete u shperblyem me NATO-n. "Ne do vazhdojme t'i bejme beteje cdo interesi kriminal apo mafioz, te veshur apo jo me kostum zyrtari, per t'u shperblyer me BE-ne. Ne jemi ne nje faze te re, faze e re me sfida te reja dhe qe kerkon pergjigje te reja", u shpreh Topalli. Pavaresisht mungeses se opozites socialiste ne Kuvend, Topalli tha se ne keto tre muaj, ne Parlament u ratifikuan marreveshje te shumta per bashkepunimin nderkufitar me vendet e rajonit dhe ato te Evropes per bashkepunimin ne luften kunder krimit. Nga ana tjeter, ajo shtoi se Shqiperia, si vend i NATO-s po kontribuon per sigurine globale bashke me vendet e tjera. "Me 16 shtator, ne Kuvend, ne kemi miratuar dergimin ne Afganistan te nje kompanie tjeter shtese, te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise.
Me 24 shtator 2009, vetem javet e fundit, Kuvendi ka miratuar "Dergimin e nje toge mjekesore te Forcave te Armatosura ne Kabul", permendi Topalli. Ne fjalimin e saj ne Konference, Kryetarja tha edhe se per shqiptaret, rrezimi i Murit te Berlinit ne Tirane, ishte nje dite e pabesueshme. Dite e cila do te perkujtohet me festime, sot.