Antiplumbi i Berishës!? (FOTOT)
kalcianiclub@hotmail.gr shkruan: Kam disa kohë, që me syrin e specialistit vërej përmes ekranit vizitat e Kryeministrit në përurime apo mitingje elektorale. Të bie në sy dashuria e madhe e tij për jelekun…, një veshje tradicionale e jona. Çudia nuk qëndron këtu, por tek jeleku tjetër antiplumb, që i veshin Berishës poshtë atij të traditës. Kjo më bën të mendoj se shanset për një klimë të butë politike në Shqipëri janë zvogëluar me mijëra herë, ndaj koraca mbrojtëse është e nevojshme për një njeri që shtyp me pushtet prej diktatori çdo aneks tjetër politik, jashtë stanit të tij, në mes të vendit tënd, edhe me antiplumb, më duket sa paradoksale, aq dhe e tmerrshme. Janë instaluar armiqtë e diktatorit të ri, apo frika prej zullumeve e bën të jetojë me fantazma makbethiane.
*respublica.al




