“Antiterrorizmi, Shqiperia nje sukses”
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor per terrorizmin. Sa i takon Shqiperise, raporti thekson rritjen e kontributit te Forcave te Armatosura ne Afganistan. Departamenti Amerikan thote se ne kuader te kesaj lufte, autoritetet ngrine llogarite bankare te personave qe merreshin me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Shembull thote raporti eshte edhe ngrirja e aseteve per 14 fondacione. E po keshtu edhe rasti i Artan Kristos, Imami qe u akuzua publikisht per propagande terroriste. Ne raportin e tij, Departamenti Amerikan vlereson bashkepunimin e ngushte mes qeverise dhe Shteteve te Bashkuara. Sa i takon Evropes, raporti vlereson se ne kuader te luftes ndaj terrorizmit vendet kane arritur te rrisin aftesite dhe forcojne legjislacionin. Keshtu, ne raportin vjetor te publikuar nga Departamenti i Shtetit per luften kunder terrorizmit ne bote, thuhet se gjate vitit 2009, Shqiperia premtoi te shtoje kontributin me trupa ne Afganistan, ngriu llogarite bankare te lidhura me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit dhe punoi ne menyre aktive me Shtetet e Bashkuara e vende te tjera per te luftuar terrorizmin. Shqiperia beri perparim ne aspektin e identifikimit te pikave te dobeta ne kufijte tokesore dhe detare, por qeveria dhe policia vazhduan te perballen me sfida per sa i perket zbatimit te plote te masave per sigurine e kufirit, si dhe per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, thote raporti i Departamentit te Shtetit. Me 14 janar 2008, thuhet ne raport, filloi gjyqi nen akuza penale kunder Hamzeh Abu Rayyan, administratori i dyshuar per financuesin e terrorizmit Yassin al-Kadi, i cili akuzohet se kishte fshehur fonde te perdorura per financim terrorizmi. Kjo shenoi gjyqin e pare qe zhvillohej ne Shqiperi per financim te terrorizmit. Gjyqi vazhdoi gjate gjithe vitit 2009. Nje padi civile e ngritur nga al-Kadi per te zhbllokuar asetet e tij u hodh poshte dhe u ngrit disa here ne gjykate. Tani rasti pret te gjykohet ne gjykaten e Tiranes. Me 12 dhjetor 2009, thuhet ne raport, ne Durres u arrestua imami Artan Kristo, i njohur edhe me emrin Muhamed Abdullah, i cili u akuzua per nxitje dhe propagandim ne publik te akteve terroriste. Sipas akuzes, ai kishte bere thirrje per xhihad ne forumin AlbSelafi.net ne internet. Me pare, ai ka qene marre si i dyshuar lidhur me vrasjen e Sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman Shqiptar Salih Tivari, ne janar 2003. Gjykata e Durresit vendosi qe Kristo te mbahej i ndaluar ne pritje te gjykimit. Deri ne tetor te vitit te kaluar Ministria e Financave njoftoi se mbante te ngrira asetet e 6 individeve dhe 14 fondacioneve e kompanive qe jane ne listen e rezolutes 1267 te Keshillit te Sigurimit. Gjate vitit 2009 nuk pati ngrirje asetesh te tjera ne baze te ligjit shqiptar per Bllokimin e Aseteve qe lidhen me financimin e terrorizmit. Megjithate, thuhet ne raport, efektiviteti i qeverise shqiptare ne kete aspekt u minua nga mungesa e nje infrastrukture per perpunimin e te dhenave dhe nga aftesia e pamjaftueshme per t’i ndjekur dhe menaxhuar si duhet raste te tilla.