E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antiterrorizmi, diplomohen 24 oficerë në DASH

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha mori pjesë në certifikimin e 24 oficerëve të policisë, të cilët zhvilluan një trajnim për parandalimin e terrorizmit nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në fjalën e tij, Basha tha se lufta kundër terrorizmit është një nga platformat e përbashkëta të partneritetit strategjik mes dy vendeve për parandalimin e këtij fenomeni tashmë global.
Në ceremoni ishte e pranishme dhe zv/Ambasadorja amerikane Deborah Jones, e cila vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Jones “Dua të ritheksoj praninë e mirëkuptimit dhe frymën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe agjencive të zbatimit të ligjit. Sigurisht janë mbajtur trainime të tilla dhe më parë dhe sërish të tjera do të mbahen për rritjen dhe efikasitetin e institucioneve ligjzbatuese.”
Janë rreth 20 trajnime të organizuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi luftën kundër terrorizmit nga të cilat do të përfitojnë 500 oficerë policie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›