Qeveria, Strategji kombëtare për Administratën Publike
Qeveria miraton strategjinë kombëtare për Administratën Publike. Në thelb të saj qendron zgjerimi i punonjësve të shërbimit civil. Kryeministri Sali Berisha tha se garantimi i qëndrueshmërisë së Administratës, merr një vlerë të posaçme, në kushtet kur vendi është përfshirë në procese integruese. Në këtë stad, kur pritet shumë shpejt që Unioni Europian të dërgojë pyetësorin mbi bazën e së cilës vlerësohet performanca e qeverisë, pesha e Administratës në proces merr tjetër dimension.
Kryetari i qeverisë tha se korpusi i Shërbimit civil është i domosdoshëm të fuqizohet edhe në nivelet e qeverisjes vendore, bashki e komuna. Strategjia parashikon madje dhe gradimin e punonjësit të Administratës varësisht performancës së tij.
Miratimi i kësaj strategjie i jep një tjetër frymëmarrje, Administratës Civile. Për herë të parë synohet të zgjerohet rrethi i zyrtarëve që mbrohen me ligjin e shërbimit civil dhe të garantohet zhvillimi i karrierës profesionale të tyre.