E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antoninin e kënaq edhe një gol i Abiatit në derbi

Milano - Luka Antonini, një nga futbollistët më të rinj të Milanit, e vlerëson derbin me Interin në maksimum. Antonini deklaron se një fitore përballë kryesuesve do të ishte me të vërtetë gjë e mrekullueshme.

“Derbi për ne është një ndeshje me të vërtetë e rëndësishme, pasi, veç tre pikëve, njëra skuadër do të ndalet, -deklaron për Radio Kiss Kiss Luka Antonini. Për titullin është akoma herët, pasi janë edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar. Nëse do të mundim Interin do të bëjmë një hap të rëndësishëm përpara, por nga tani deri në përfundim ka akoma edhe shumë kohë".

Më pas Antonini në intervistën e tij për radion e njohur italiane ka folur edhe për kolegët e tij më të mëdhenj, për Maldinin, Bekamin dhe Ronaldinjon.

“Maldini është gjithmonë një shembull për futbollistët e rinj që kërkojnë të kenë një karrierë si të tijën, -shprehet Antonini. Është pak e vështirë që ky të cilësohet si derbi i fundit për të, me të dhënat fizike që ka. Bekam? Është një profesionist i vërtetë. Ka arritur të ambientohet me futbollin tonë në një kohë të shkurtër, megjithë diferencat që ka mes këtij futbolli dhe atij amerikan. Ronaldinjo? Shpresoj shumë të jetë vendimtar ashtu si në derbin e kaluar. Por, për të fituar derbin do të na mjaftonte edhe një gol i Abiatit”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›