E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti i ri mblidhet më 9 shtator, Nishani dekreton Legjislaturën XIX

dekretiTiranë- Parlamenti i ri do të mblidhet më 9 shtator 2013 në orën 18:00. Mbledhja e Legjislaturës së XIX është dekretuar sot nga kreu i shtetit, Bujar Nishani.

“Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi mbledhjen e Legjislaturës së XIX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18:00″,-thuhet në njoftimin e shpallur në faqen e Presidencës.

Sakaq dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve te 23 qershorit, pas çertifikimit të tij ditë më parë nga Kolegji Zgjedhor.

Kolegji Zgjedhor tre ditë më parë bëri shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet e vendit me kërkesë të Partisë Socialiste, si rrjedhoje e mungesës së kuorumit të duhur për këtë vendimmarrje në KQZ-së, fakt të cilin e pranoi edhe kjo e fundit.

Rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja:

Koalicioni ASHE 313 227 vota më shumë se koalicioni APMI.

Koalicioni ASHE ka marrë 993.904 vota, 83 mandate.

Koalicioni APMI 618.667 vota, 57 mandate.

PS forca e parë politike me 65 deputetë.

Në 12 qarqe PS 713 407 vota, (41, 36)%, 185 035 më shumë.

PD ka marrë 528 373 vota, në përqindje 30, 63 %, 46 deputetë.

LSI ka marrë 16 mandate, 180 470 vota, 10,46%.

PBDNJ 14,722 vota.

PR 52 168 vota në 12 qarqe të vendit, ose 3, 2 %, 5 deputetë .

PDIU-ja 44 957 vota, ose 2,61 %, 4 deputetë .

10- PDK 13 e 288 vota 1 deputet .

FRD 29 mijë e 310 zgjedhës .

AKZ 10 196 vota.

Dritan Prifti në qarkun e Fierit 6164 vota.

Arben Malaj 3044 vota në qarkun e Vlorës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›