E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emanuel Demaj, kandidat i PSHDK-së për Viti

Kryesia e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, pas komunës së Klinës, ku ditë me parë emëroi publicistin e njohur Prend Buzhala kandidat për kryetar Komune, sot ka marrë vendim edhe për kandidatin e saj në zgjedhjet komunale në Viti. PSHDK ka emëruar kandidat sekretarin e përgjithshëm Emanuel Demajn.

Kryesia në ditët ardhshme do të emërojë kandidatët e kësaj partie edhe për komunat tjera të vendit, tha zëdhënësi i saj Adrian Kamberi./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›