E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulimi i vizitës, Thaçi: Shkupi të largohet nga ndikimi serb

Prishtinë -Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot se vendimi i presidentit Fatmir Sejdiu për të anuluar vizitën në Shkup, ishte një vendim i drejtë.
“Ky është vendimi më i drejtë, i mundshëm, i presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu. Është vendim i institucioneve të Kosovës, dhe si i tillë, e ka përkrahjen time të plotë, dhe të vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Definitivisht, Shkupi zyrtar duhet të largohet nga ndikimi i politikës së mbrapshtë të Beogradit në raport me Kosovën”.

“Ne po investojmë që të kemi raporte shumë të mira si dy shtete të pavarura, sovrane, demokratike dhe me perspektivë të sigurt euroatlantike, edhe për Kosovën edhe për Maqedoninë. Por, Kosova e ka dinjitetin e vet, e ka krenarinë e vet, është shtet i pavarur që i merr vendimet e veta. Ne do të vazhdojmë punojmë që të kemi bashkëpunim të mirë me Maqedoninë, siç e kemi pasur deri më tash” - ka theksuar kryeministri Hashim Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›