Anulimi i vizitës, të gjitha partitë pro vendimit të Sejdiut
Prishtinë -Partitë politike në Kosovë, pa dallim kanë përshëndetur vendimin e presidentit Fatmir Sejdiu për të anuluar vizitën e parashikuar për në Maqedoni. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partisë Demokratike e Kosovës, kanë deklaruar se presidenti Sejdiu ka marrë një vendim të drejtë, karshi siç e kanë qujatur ata lojës që ka bërë pala maqedonase me rastin e vizitës.
Edhe partitë opozitare në Kosovë, AAK dhe AKR, kanë përkrahur vendimin e presidentit Fatmir Sejdiu. Ata thonë se Sejdiu me këtë ka treguar me dinjitet dhe u ka treguar maqedonasve, se Kosova është shtet dhe kur të bëhen ftesa për vizita, duhet të bëhen në kuadër të shtetësisë së një vendi. Sipas opozitës, Maqedonia dëshiron të luaj me dy palë letra, dhe të shikojë çfarë dëshiron Serbia, por edhe shikon nga Kosova, duke theksuar se Maqedonia po duket se ende nuk e ka kuptuar realitetin e krijuar në Kosovë.