E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni merr mbështetjen e Kenias për njohjen

Nju Jork -Gjatё qёndrimit nё Nju Jork, Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni ka pasur edhe një takim me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Arabisё Saudite nё Organizatёn e Kombeve tё Bashkuara, Ambasadorin Khalid Abdalrazaq Al Nafisee.

Gjatë takimit, mes temave të ndryshme të bisedës, Ministri Hyseni falёnderoi Ambasadorin saudit pёr njohjen nga Mbretёria e Arabisё Saudite tё Republikёs sё Kosovёs. Gjithashtu, Ministri Hyseni i shprehu bashkëbiseduesit pёrkushtimin e Kosovёs qё nё afat optimal tё vendosen dhe marrёdhёniet diplomatike nё mes tё dy vendeve.

Ministri Hyseni ka pasur njё bisedё shumё pёrmbajtёsore me pёrfaqёsuesen e pёrhershme tё El Salvadorit nё Kombet e Bashkuara, Ambasadoren Carmen M.G. Hernandez. Ambasadorja Hernandez ka thёnё se çёshtja e njohjes ka qenё nё axhendёn e Qeverisё sё kaluar dhe ёshtё edhe nё agjendёn e Qeverisё sё re.

Gjithashtu, Ambasadorja ka theksuar se, El Salvadori po e pёrcjell evoluimin e situatёs sё Kosovёs dhe autoritetet e Kosovёs do tё njoftohen me kohё pёr vendimin qё do tё marrё Qeveria e El Salvadorit.

Gjithashtu, Hyseni ka takuar dhe pёrfaqёsuesit e pёrhershёm tё Bangladeshit dhe Guyanёs nё Kombet e Bashkuara. Nё takimin me pёrfaqёsuesen e Bangladeshit, Ministri Hyseni ka folur pёr pёrparimin qё ka bёrё Kosova dhe pёr rёndёsinё e njohjes nga Bangladeshi. Gjithashtu, Ministri i ka kёrkuar Ambasadores sё Bangladeshit qё t’ia pёrcjellё Qeverisё sё saj kёrkesёn pёr njohjen e Republikёs sё Kosovёs.

Edhe nё takimin me pёrfaqёsuesin e Guyanёs nё Kombet e Bashkuara, George Talbot, Ministri ka pёrsёritur kёrkesёn pёr njohje nga Qeveria e tij. Ministri, gjithashtu, ka folur nё hollёsi pёr zhvillimet dhe pёrparimin qё ka bёrё Kosova si dhe pёr rёndёsinё e njohjes nga sa mё shumё shtete dhe anёtarёsimin nё organizata ndёrkombёtare.

Edhe nё takimin me pёrfaqёsuesin e pёrhershёm tё Kenias nё Kombet e Bashkuara, Zachary D. Muburi Muita, Ministri Hyseni ka ripёrsёritur kёrkesёn pёr njohje tё Republikёs sё Kosovёs nga Qeveria e Kenias. Nё takim, Ambasadori kenian ka shprehur besimin se, “Kosova meriton tё zё njё vend nё familjen e kombeve,” dhe e ka siguruar Ministrin se do t’ia pёrcjellё kёrkesёn pёr njohje Qeverisё sё tij. Po ashtu, Ambasadori ёshtё shprehur se e drejta pёr vetёvendosje ёshtё njё e drejtё e patjetёrsueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›