BDSH: Ahmeti të ndalojë servilizmin ndaj Gruevskit
Tetovë -Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon ashpër qasjen joserioze dhe tendencioze të autoriteteve të Maqedonisë në lidhje me vizitën e paralajmëruar të presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu. “Ndërrimi i karakterit zyrtar të vizitës së presidentit te Kosovës z. Fatmir Sejdiu Maqedonisë, nga ana e instrumentit të Gruevskit me emrin Ivanov, konfirmon tendencën e kësaj qeverie për mos respektim të vullnetit të shqiptarëve të Maqedonisë. Ky disponim antishqiptar i autoriteteve te Shkupit është edhe një dëshmi për politikën nacionaliste të kësaj qeverie dhe iritim ndaj realitetit të ri gjeopolitik ballkanik”, thuhet në reagimin e BDSH-së.
Një politikë e këtillë e presidentit maqedonas sipas BDSH-së, nuk është në favor të vendosjes së marrëdhënieve të mira ndërshtetërore dhe është në kundërshtim të plotë me atë që predikon vetë Ivanovi kinse "është thellë i përkushtuar për kultivimin e marrëdhënieve të mira dypalëshe me fqinjët e Republikës së Maqedonisë".
Bashkimi Demokratik Shqiptar dënon sjelljen e këtillë të presidentit Ivanov dhe vazhdimin e arrogancës së Maqedonisë ndaj gjithçkaje që është shqiptare dhe apelon që nga ana e Maqedonisë sa më shpejt të pranohet realiteti i ri gjeopolitik në Ballkan pasi i njëjti është pranuar nga shtetet më të rëndësishme vendimmarrëse në Evropë dhe SHBA-të.
“Bashkimi Demokratik Shqiptar kërkon nga pala shqiptare në koalicionin qeveritar që të rishqyrtojë pozitën e vet në qeveri dhe një herë e përgjithmonë të ndalojë servilizmin ndaj Gruevskit, përndryshe do të jetë pjesëmarrëse direkte në aplikimin e diskriminimit racial kundër shqiptarëve në Maqedoni”, thuhet në fund të reagimit. (INA)