E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anullimi i shpalljes”Qytetar Nderi” i Dedës, Rama: Barbari qeveritare

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar ashpër në rrjetin twitter, si kundërpërgjigje ndaj zërave se Prefekti i Dibrës do ti heqë titullin “Qytetar Nderi”, Hekuran Dedës të vrarë më 21 janar në demonstratën e opozitës socialiste.

“Përpjekja e prefektit të Dibrës për t`i hequr titullin “Qytetar Nderi” dëshmorit të 21 janarit Hekuran Deda, është vazhdë e barbarisë qeveritare. Ndaj familjes Deda, Kryeministri ka detyrimin të shpjegohet para drejtësisë edhe për sekserin që çoi në mesnatë për të blerë me lekë një vizite tek ata”, shkruan Rama në tWitter.
 

Prefekti i qarkut të Dibrës, Genc Sharku, mësohet se ka kundërshtuar vendimin e Këshillit të komunës Kala e Dodës, për shpalljen “Qytetar Nderi” të kësaj njësie vendore të ndjerin Hekuran Deda.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›