Anullon viziten ne Kosove vjen sot ne Tirane Thomas Countryman

Thomas Countrymen
Tirane 9 shkurt 2011 NOA- Zevendes Ndihmessekretari Amerikan i Shtetit per Europen dhe Azine Thomas Countryman pasi ka anuluar viziten e tij te paralajmeruar per sot ne Kosove mesohet se do te vizitoje po sot Tiranen. Lajmi eshte konfirmuar nga zyra e shtypit e Kryeministrit e cila informon se Zevendes Ndihmessekretari amerikan i shtetit Countryman do te zhvilloje ne oren 14.30 nje takim me kryeministrin Sali Berisha. Nderkohe burime nga selia roze bejne te ditur se zyrtari amerikan do te kete nje takim me shefin e opozites Edi Rama ne oren 15.45.
Gjate vizites se tij te befte ne kryeqytetin shqiptar Zevendes Ndihmessekretari Amerikan i Shtetit Thomas Countryman pritet te zhvilloje nje takim edhe me Presidentin e Republikes Bamir Topi.
Lajtmotiv i takimeve te zyrtarit amerikan me autoritetet e larta te vendit pritet te jete situata politike ne vend dhe gjetja e nje zgjidhjeje apo arritja e nje kompromisi qe palet te dialogojne ne menyre institucionale.
Disa dite me pare ne nje interviste per Zerin e Amerikes Zevendes Ndihmessekretari Amerikan i Shtetit shprehu shqetesimin per situaten e renduar politike ne vend pas ngjarjeve te 21 janarit.
Ai ka theksuar se per qetesimin e situates duhet qe palet te nisin sa me pare dialogun politik nderkohe qe ka theksuar se kerkesa per zgjedhje te parakohshme nuk eshte zgjidhja e mosmarreveshjeve politike mes mazhorances dhe opozites.
Zevendws Ndihmessekretari amerikan beri thirrje te lejohet Prokuroria te hetoje dhe zbardhe ne menyre te pavarur e te paanshme ngjarjet e 21 janarit dhe te zbardhe vrasjet e kater demonstruesve.
Ne fund te takimeve me kreret e politikes shqiptare pritet qe Zevendes Ndihmessekretari Amerikan i Shtetit Thomas Countrymen pritet te zhvilloje nje konference per shtyp.
mit/NOA
Lajme te ngjashmeBerisha-Topi kulisat e anulimit te ceremoniseGarda flet per urdhrat e 21 JanaritRama mbledh te Zogu i zi demonstruesitSHBA Rama dhe Berisha anuloni tubimetPresidenti dush te ftohte Rames e Berishes Lidhje21 janari Berisha rama situata politike takime Thomas Countryman Tirane vizite