E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari ndalohet gardisti i dyte

Ndalohet me urdhër të Prokurorisë një tjetër gardist. Bëhet fjalë për efektivin e njësisë speciale, Alfred Ahmetcenaj, i cili dyshohet se ka qëlluar mbi protestuesit.

Dje u ndalua edhe shefi i Shtabit të Njësisë Speciale Agim Llupo, i cili gjithashtu dyshohet se ka qëlluar mbi një nga viktimat.

Prokuroria fillimisht ka nxjerrë 6 urdhër-ndalime për efektivët e gardës që ishin në detyrë më 21 janar dhe prej tyre janë zbatuar vetëm 2.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›