E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazmend Oketa Konsulli grek person non grata

Ndersa ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa kerkon shpalljen e konsullit grek person non grata kreu i komisionit parlamentar per politikat e jashtme Fatos Beja kerkon maturi me qellim qe te ruhen marredheniet e mira me Greqine. Nje reagim i tille vjen pas deklaratave te konsullit grek ne Korce i cili ne nje takim ne kete qytet i quajti vllehte greke i nxiti korcaret qe te regjistroheshin si greke duke i inkurajuar se do te kishin mbeshtetjen e shtetit grek. Gjithashtu konsulli tha se regjistrimi i kombesise eshte vetem fillimi i betejes.

Deputeti i Partise Demokratike dhe ish-Minister i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka reaguar ne Komisionin per Politikat e Jashtme mbi deklaraten e konsullit grek ne Korce. Oketa ka kerkuar qe Ministria e Puneve te Jashtme te marre masa te menjehershme per ta shpallur konsullin person non grata.

Ndersa sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme Gazmend Turdiu eshte shprehur se deklarata e konsullit eshte e papranueshme. Turdiu i ka cilesuar qendrimet e konsullit si personale si dhe ka falenderuar qendrimin e kreut te Bashkise Korce.
Deklarata te tilla nuk jane te parat ne Korce ndersa vetem pak kohe me pare po autoritetet greke deklaruan se Korca ishte cliruar ne te njejtin vit si edhe Greqia duke kerkuar keshtu edhe nderrimin e historise.

Diplomacia shqiptare me ne fund ka reaguar lidhur me deklaratat e konsullit grek ne qytetin e Korces i cili beri thirrje popullsise vendase qe te regjistrohej me kombesi greke ne regjistrimin e popullsise qe pritet te behet duke e cilesuar edhe Korcen si pjese e vorioepirit. Duke e quajtur regjistrimin si fillimin e betejes konsulli Ikonomus eshte shprehur se asnje sduhet te kete dyshime pre kombesine e tyre greke.

Ne njoftimin zyrtar per shtyp ne faqen e ministrise thuhet se Ministria e Puneve te Jashtme thirri sot me date 8 shkurt 2011 Ambasadorin e Republikes se Greqise ne Tirane z. Nicolas Pazios per ti kerkuar sqarime lidhur me deklaratat e Konsullit grek Theodhoro Ikonomus ne ceremonine e organizuar me rastin e 20-vjetorit te themelimit te organizates Omonia ne qytetin e Korces.

Ministria e Puneve te Jashtme i beri te qarte qendrimin e saj mbi keto deklarime duke i quajtur ato te papranueshme. Deklarata te tilla nuk pasqyrojne permbajtjen e marredhenieve shqiptaro-greke dhe cenojne frymen e miqesise mes dy vendeve.

Megjithate nuk thuhet se cila ka qene pergjigjja e ambasadorit grek ne Tirane. Nuk eshte hera e pare qe zyrtare greke paraqiten ne qytete te ndryshme te vendit duke i bere thirrje banoreve qe ta paraqesin veten e tyre si greke. Madje pak kohe me pare konsulli grek deklaroi si dite te clirimit te Korces pikerisht diten e clirimit te Greqise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›