E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA 21 janari nje tragjedi qe nuk duhet te ndodhte

Kantrimen mbeshtet Prokurorine dhe pohon se nuk i beson akuzave te Berishes. Shuplaka qeverise dhe opozites


21 janari ne Shqiperi ishte nje tragjedi qe nuk duhet te kishte ndodhur.


Ky eshte qendrimi zyrtar i Shteteve te Bashkuara te Amerikes per demonstraten e opozites ku kater njerez u vrane nga plumbat e Gardes se Republikes. Ky qendrim eshte paraqitur dje ne Bruksel nga Zevendesndihmessekretari i Shtetit Thomas Countryman.


Ne 21 janar pati tragjedi dhe humbje per Shqiperine dhe shqiptaret. Nuk kishte arsye qe njerezit te vriteshin. Nuk ka arsye sot qe te turperohen ata 4 individe me kryeartikuj shtypi mbi ate sesi ata vdiqen. Kjo na turperon neve qe lideret e partive thone e di sesi ka ndodhur dhe e di se kush e ka fajin.


Shqiperia nuk ka nevoje per kete teater politik. Ajo cfare ndodhi me dy te premtet qe pasuan tregoi se ajo cfare ndodhi ne 21 janar nuk duhet te kishte ndodhur. Retorikat krahasuese te Shqiperise vend anetar i NATO-s dhe aspiruese per ne BE me Egjiptin e Tunizine ishte jo vetem e panevojshme por u duk sikur ishte e qellimshme per te shkaktuar dhune per te shkaktuar te vrare.


Kjo ishte e panevojshme dhe jo demokratike. Protestat paqesore nuk mund te shtypen me mjete antidemokratike. Demonstratat vecanerisht ato te dhunshmet nuk duhet ti sherbejne qellimeve jodemokratike. Opozita ka disa objektiva qe mund ti ndjeke sipas menyres demokratike kushtetuese.


E kjo menyre duhet te ndiqet. Nese protestat paqesore jane pjese e kesaj menyre eshte e pranueshme por nuk duhet qe ato te shtypen me mjete jodemokratike - eshte shprehur Kantrimen. Ai ka kritikuar si opoziten ashtu edhe qeverine per qendrimet e mbajtura se fundmi.


Nderkohe ne lidhje me prokurorine dhe akuzat e kryeministrit Berisha Katrimen eshte shprehur qarte se nuk i beson ato. Ata 6 persona duhet te merren ne pyetje. Si Prokurorja e Pergjithshme shefi i Sherbimit Sekret apo Presidenti i Republikes ata kane nje pune te pavarur jo politike per te bere e ata duhen lejuar qe ta bejne ate - tha Kantrimen.


Ambasada e SHBA-ve pergenjeshtron Arvizun


Ambasada e SHBA-ve ne Tirane ka pergenjeshtruar dje deklaratat e bera nga Ambasadori Arvizu gjate intervistes se tij per edicionin e lajmeve te Zerit te Amerikes qe u transmetua te shtunen date 5 shkurt 2011. Sipas ambasades Arvizu ka dashur te thote qe korrupsioni nuk eshte vetem problem i qeverise.


Duke folur mbi korrupsionin ne Shqiperi ai tha Dicka tjeter qe desha te ve ne dukje eshte se korrupsioni eshte nje problem shqiptar nuk eshte vetem nje problem i qeverise shqiptare - eshte nje element i perhapur i shoqerise.... - thuhet ne njoftimin e ambasades.


Ne reagimin e dyte ambasada shpjegon qe korrupsioni eshte nje problem qe ka pushtuar guret e themelit te shoqerise shqiptare - qeverisjen biznesin arsimin shendetesine dhe te tjera. Deklarata e kater diteve me pare e ambasadorit shkaktoi reagime te forta tek shoqeria civile ne Shqiperi per faktin se te gjithe u akuzuan si te korruptuar ndersa qeveria sipas Arvizu ishte organi me pak i korruptuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›