Ambasada e SHBA-së sqaron vizitën e Kantrimenit

Ambasada e SHBA-së ka sqaruar në lidhje me vizitën e papritur të Ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për Europën dhe Azinë, Tomas Kantrimen në Tiranë ditën e sotme.
Në një deklaratë për shtyp ambasada e SHBA-së thekson se anulimi i vizitës së Kantrimenit në Kosovë është bërë për arsye teknike.
Sipas ambasadës avioni me të cilën udhëtonte zyrtari i lartë amerikan nuk mund të ulej në aeroportin e Prishtinës si pasojë e mjegullës së dendur.
Ndërkohë Ndihmës sekretarit amerikan i shtetit për Europën dhe Azinë, Tomas Kantrimen kishte planifikuar një vizitë zyrtare në Tiranë ditën e premte por për shkak se avioni i tij nuk mund të ulej në Prishtinë ai do ta zhvillojë atë gjatë ditës së sotme.