E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulohen tenderët e QSUT, pacientët deri në nëntor pa ilaçe

Në të gjitha pavijonet, mungesë e theksuar barnash dhe antibiotikësh

Të gjitha tenderët për ilaçet e spitalit më të madh në vend anulohen, e pacientët duhet të presin deri në muajin nëntor për tu pajisur me medikamentet bazë. Ashtu si edhe 5 muaj më parë të afërmve të tyre do tu duhet të blejnë gjithçka privatisht që prej

vigonëve të serumeve e deri tek paracetamolët apo antibiotikët e tjerë që shërbejnë për qetësimin e dhimbjeve. Sipas burimeve nga QSUT, tenderët janë anuluar për shkak se përllogaritjet për ilaçet janë bërë gabim nga drejtori i spitalit Dashi por edhe për arsye të shkurtimit të buxhetit për shëndetësinë. Sipas një vëzhgimi kryer ditën e djeshme nga gazeta SOT kanë qenë vetë mjekët në disa pavijone të cilët u kanë sugjeruar pacientëve që ilaçet duhet ti blejnë privatisht pasi tenderët janë anuluar dhe mendohet që spitali të furnizohet me medikamente në muajin nëntor.

Për më tëpër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›