E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulohet Kupa e Botës në ski, nuk ka borë

Share

Resortet e skive në mbarë Europën po ndeshen me problemin e mungesës ë borës- ndërkohë që në Francë është anuluar Kupa e Botës për ski. Resorti francez Val dIsere u detyrua të braktisë këtë aktivitet që do organizohej më 10-11 dhjetor për shkak të vjeshtës së butë që ka përfshirë mbarë kontinentin. Probleme ka në mbarë Europën, ndërsa shumë resorte po këshillojnë turistët që të zgjedhin destinacione të tjera, më të larta. Shumë resorte në Austri e Gjermani nuk kanë hapur sezonin. Sa i përket kampionatit botëror të skive alpinë, mendohet se do zhvendoset nga Franca drejt SHBA.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›