Hiqet 2 kg veshkë e qelbëzuar tek pacientja 65 vjeçare
01/12/2011 Ndërhyrja e vështirë në kirurgjinë e Urologjisë
Pacientja ka mbërritur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me temperaturë të lartë, e cila vijonte prej ditësh
Pranvera Kola
Sëmundjet e veshkave po shndërrohen në një gangrenë për shëndetin e shqiptarëve. Kjo pasi pjesa dërrmuese e pacientëve paraqiten në gjendje të rëndë shëndetësore, çka kërkon realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale tepër të vështira e të kushtueshme. Një ndërhyrje e tillë është zhvilluar pak ditë më parë pranë kirurgjisë së urologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku është bërë e mundur heqja e një mase prej 2 kg qelbëzimi që kishte mbërthyer veshkën e pacientes 65-vjeçare Fatime Kadiu. Mjekët tregojnë se pacientja është paraqitur në spital në gjendje kritike për jetën, pasi mosfunksionimi i veshkës kishte nisur të dëmtonte edhe organet e tjera jetësore. Menjëherë pas bërjes së ekzaminimit përkatës është konstatuar se pacientja vuante nga qelbëzimi i veshkës, e cila kishte arritur në masën e 2 kilogramëve, duke dëmtuar në masë organizmin. Pas konsultës së bërë, mjekët kanë vendosur futjen e menjëhershme në sallën e operacionit, pasi shëndeti i saj ishte vënë në rrezik dhe çdo vonesë mund të shoqërohej me pasoja të rënda. Po ashtu edhe familjarët konfirmuan se heqja e veshkës dhe masës së keqe që e rrethonte ishte e domosdoshme, në të kundërt jeta e të afërmes së tyre vihej në rrezik.
Ndërhyrja
Familjarët e pacientes tregojnë se gjithçka ka nisur rreth dy muaj më parë, kur Fatimja u është nënshtruar trajtimeve të para në shërbimin e neurologjisë për shkak të krizave të pësuara në sistemin nervor. Pas qëndrimit në reanimacion dhe gjendjes në koma për ditë me radhë, pacientja ka arritur ta marrë veten falë trajtimeve mjekësore të dhëna. Por në një hark të shkurtër kohor familjarët janë detyruar ta risjellin sërish në spital, kësaj radhe pranë infektivit, ku ka qëndruar për shumë ditë e shtruar për shkak të mosgjetjes së diagnozës së saktë nga e cila vuante pacientja. Pas trajtimeve të marra edhe në këtë shërbim, pacientja është dërguar në gjendje të rënduar pranë urologjisë, e ku vetëm pas disa orësh nga kryerja e vizitës mjekët e kanë çuar me urgjencë në sallën operatore për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, e cila kishte mbërritur në limitet e saj. Për më shumë se tri orë ndërhyrjeje ekipi i udhëhequr nga doktori urolog Flamur Tartari dhe specialistë të tjerë kanë bërë të mundur heqjen e veshkës, e cila kishte humbur plotësisht funksionin prej qelbëzimit të saj në një masë shumë të madhe. Doktori urolog ka treguar gjithë procedurën e kryerjes së këtij operacioni tepër të vështirë. “Pacientja ka mbërritur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me temperaturë të lartë, e cila vijonte prej ditësh. Ndërhyrja ishte tepër e vështirë për shkak të problemeve të shumta, nga të cila vuante pacientja, pasi kishte pësuar hemorragji cerebrale, vuante nga epilepsia, ishte anemike, çka e vështirësonte edhe më shumë ndërhyrjen. Shqetësimet dhe qelbëzimi i veshkës kishte dobësuar punën e organizmit, duke e çuar në kufij tepër të rrezikshëm. Ndaj dhe përcaktimi i diagnozës si nga mjekët e infektivit, e më pas tek ne ishte tepër i vështirë”, - ka pohuar mjeku.
Trajtimi
Teksa futemi në dhomën ku po qëndron e shtruar prej disa ditësh nën vëzhgimin e specializuar të mjekëve për situatën postoperatore, ndonëse në vështirësi, Fatimja tregon se po e rimerr veten. Heqja e masës së dëmshme duket se e ka lehtësuar gjendjen e saj shëndetësore, duke i rikthyer parametrat e saj normalë jetësorë. Të afërmit që i qëndrojnë te koka tregojnë se gjatë gjithë kohës janë kujdesur vetë në sigurimin e të gjitha pajisjeve apo medikamenteve të domosdoshme për trajtimin e saj, si ngrohësja që ne gjejmë në dhomën e saj. Duke iu referuar këtij rasti, mjekët apelojnë që të tregohet kujdes i veçantë ndaj mbrojtjes së veshkave, pasi dobësimi i tyre dëmton të gjithë organizmin.