DSK: Seksi më pengoi që të bëhesha president
Dominique Strauss-Kahn ka folur për herë të parë hapur për jetën e tij seksuale dhe për aferën që i kushtoi postin si kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe i humbi mundësinë për të garuar për president të Francës. Në një biografi të publikuar sot, DSK rrëfen se e humbi mundësinë për të qenë president për shkak të jetës seksuale të papërmbajtshme. Megjithatë ai shtoi se gjithçka ka bërë ka qenë legale.
DSK tha se i vinte shumë keq për seksin konsensual që bëri me një shërbyese në një hotel në Nju Jork, çka solli edhe arrestimin e tij. DSK tha se po dilte i zhveshur nga dushi, kur shërbyesja i kishte hedhur një shikim provokues, të cilin ai e lexoi si ftesë për seks.
DSK tha se nuk ka paguar kurrë për seks me vajzat e reja me të cilat është përfshirë në orgji. Ai pranoi se është mish i dobët. Asgjë nuk do kishte ndodhur nëse nuk do kisha atë marrëdhënie seksuale budallaqe, por konsensuale me Nafissatou Diallo. Atë ditë hapa derën për të gjithë aferat e tjera, tha DSK.
Mund të kisha qenë në pozicionin për tu bërë president. Tani nuk jam më në atë pozicion, shtoi ai.