Sida, vetëm këtë vit 68 raste të reja
01/12/2011 Sot Dita Botërore Kundër HIV–AIDS-it, zgjerohet lista e pacientëve të infektuar
Problem fshehja e sëmundjes nga të infektuarit, çka në në rrezik pjesën tjetër të popullatës
Numri i pacientëve të infektuar nga HIV–AIDS në vendin tonë pëson tjetër rritje shqetësuese gjatë këtij vitit. Raportimet e bëra nga strukturat shëndetësore tregojnë se deri në muajin nëntor listës së të prekurve i janë shtuar edhe 68 pacientë të rinj mbartës të kësaj sëmundjeje e që u përkasin moshave të ndryshme. Sot në Ditën Botërore të Luftës Kundër SIDA-s Shqipëria numëron zyrtarisht 478 pacientë të prekur nga kjo sëmundje. Por pavarësisht kësaj shifre të evidentuar, mjekët shtojnë pohojnë se numri i të prekurve në realitet është shumë herë më i lartë, pasi shumë prej pacientëve e zhvillojnë sëmundjen në heshtje prej frikës së diskriminimit që mund t’u bëhet nga shoqëria. Ky fakt që ka bërë që shumë prej të infektuarve të mos paraqiten për të marrë trajtimet përkatëse pranë strukturave shëndetësore. Situata më e rënduar sa i takon evidentimit të këtyre rasteve pohohet të jetë në rrethe, duke qenë se shumë pak pacientë paraqiten të bëjnë testet apo analizat që konfirmojnë prezencën e këtij virusi. Gjatë viteve të fundit listës së të prekurve, fatkeqësisht, po i shtohen edhe fëmijët. Disa prej tyre kanë humbur edhe jetën. Sipas të dhënave të deklaruara nga strukturat e shëndetësore, bëhet e ditur se kategorisë së fëmijëve nën 15 vjeç u përkasin më shumë se 22 raste të evidentuara. Tek kjo kategori transmetimi i virusit bëhet kryesisht gjatë periudhës së shtatzënisë nga nëna mbartëse te fëmija për shkak të pakujdesisë së treguar në evidentimin e hershëm të sëmundjes. HIV–AIDS-i po dominon më shumë te meshkujt, megjithatë në rritje është shfaqur edhe transmetimi i sëmundjes në radhët e femrave, të cilat përbëjnë më shumë se 30 për qind të të infektuarve. Duke iu referuar shtimit të rasteve, specialistët bëjnë me dije se, nëse nuk ndërhyhet, veçanërisht te kategoritë e riskut, vendi ynë mund të përballet me një rritje të shpejtë të numrit të rasteve. Krahas rritjes së shpejtë të rasteve të të prekurve, problem mbetet edhe mënyra trajtimit të tyre, e cila në pjesën dërrmuese të rasteve është e mangët, duke qenë se mungojnë medikamentet e shërbimet e pecializuara. Sa i takon trajtimit, rrethet raportojnë edhe mungesat më të theksuara në shërbime e medikamente, çka bën që shumë prej pacientëve të mos vijnë në kryeqytet për të marrë këtë shërbim.
Mbartësit
Shfaqja e kësaj sëmundjeje shoqërohet me një rënie të theksuar të mbrojtjes imunitare, me plogështi dhe rënie në peshë. Mjekët deklarojnë se mënyra më e shpeshtë e infektimit është ajo nëpërmjet rrugëve seksuale, por nuk mungojnë edhe rastet e shfaqura nëpërmjet gjakut, transfuzionit e injeksioneve si dhe rastet e kaluara nga nëna e infektuar te fëmija i porsalindur. Për herë të parë kjo sëmundje në vendin tonë është zbuluar në vitin 1993 dhe që nga ajo ditë evidentohen zyrtarisht 478 persona të prekur. Por pavarësisht shifrës zyrtare të identifikuar, specialistët pohojnë se numri i të infektuarve është disa herë më i lartë, pasi shumë prej të prekurve e zhvillojnë sëmundjen në heshtje prej stigmës e diskriminimit që u bën shoqëria.
Alarmi për transmetimin
Ajo çfarë konsiderohet si më shqetësuese është fakti i zhvillimit të kësaj sëmundjeje në heshtje nga pjesa dërrmuese e të infektuarve. Fatkeqësisht, këta të fundit bëhen burim rreziku për transmetimin e virusit edhe te pjesa tjetër e popullatës së shëndoshë. Të dhënat e raportuara nga strukturat shëndetësore kanë treguar se së fundi numri i të prekurve është shtuar edhe në radhët e moshave pediatrike, ku në listën e të infektuarve janë paraqitur edhe rastet e tejkalimit të virusit nga nëna te fëmija i porsalindur.
Një tjetër fakt shqetësues mbetet edhe ajo e përhapjes së virusit, e cila tashmë nuk po identifikohet vetëm te grupet e vulnerabël, ku klasifikohen romët, punonjësit e seksit dhe homoseksualët, por në masë edhe te popullata e përgjithshme.