Lirohet nga burgu, por do martohet me përdhunuesin
Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka liruar nga burgu një viktimë përdhunimi, e cila ishte akuzuar për adulteri. BBC njofton se lirimi i saj erdhi pasi ajo ka pranuar të martohet me personin që e sulmoi.
Lajmi për Gulnazin bëri xhiron e botës. Ajo u përdhunua nga një kushëri i të shoqit, por në vend që të dënohej përdhunuesi, në burg përfundoi ajo. Aty ajo lindi edhe vajzën e dalë nga përdhunimi.
Avokatët e Gulnazit shpresojnë se qeveria do e lejojë atë të zgjedhë se me kë do martohet. Ajo ka thënë se nëse do ishte e lirë të zgjidhte, nuk do martohej me personin që e përdhunoi, tha avokatja e saj. Në dekretin e lirimit të saj thuhet se palët (Gulnaz dhe përdhunuesi) kanë rënë dakord për martesë, ndaj në respekt të ligjit të Sharias, ajo do lirohet.