Anulohet plani për rritjen e pagave dhe pensioneve
Pasi ka mbajtur hapur thesin gjatë fushatës, Ministria e Financave ka vendosur që ta mbyllë atë tani, duke lënë me gisht në gojë edhe ata që kishin shpresuar për rritje të pagave dhe pensioneve, ashtu siç ishte premtuar nga kryeministri në detyrë, Sali Berisha, gjatë fushatës elektorale.
Edhe pse ka pasur një vendim të posaçëm të qeverisë për këtë çështje, Ministria e Financave ka vendosur që të rrëzojë projektin, duke ia lënë në dorë qeverisë së re që të bëjë çtë dojë me këtë çështje.
Ndërkohë ulja drastike e të ardhurave në buxhet ka bërë që Ministria e Financave të ngrijë të gjitha shpenzimet e administratës.
Ndërkohë, nga data 12 deri 30 korrik 2013, qeveria nuk do të kryejë dot asnjë veprim financiar, për shkak të fikjes së sistemit kompjuterik që mundëson aktivitetin e financave në Republikën e Shqipërisë.
Bode vë në dijeni institucionet buxhetore se nga data 12 deri 30 korrik do të kryhet procesi teknik i instalimit të versionit të ri të Sistemit Informatik Financiar të Qeverisë (SIPQ) kalimi
nga versioni EBS11 në versionin EBSR12, sipas kontratës ndërmjet Ministrisë së Financave dhe kompanisë Infosoft System shpk për menaxhimin e veprimtarisë financiare në kushtet e pamundësisë së përdorimit të SIFQ./ep