Berisha: Pagat e pensionet do rriten, ne i mbajmë premtimet
Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmërimeve në media se është vendosur që të anulohet rritja e pagave dhe pensioneve për shkak të situatës së vështirë në arkën e shtetit.
Të dashur miq, rrogat dhe pensionet do të rriten. Ne i mbajmë premtimet, shkruan Berisha në FB.
Ende nuk dihet se kur do rriten pagat dhe pensionet, ndërkohë që diçka e tillë duhej të kishte nisur që me 1 korrik.
Qeveria ka marrë një vendim për këtë çështje./ep