Ilir Meta ne Opinion : Qeveria nuk do jete pazare postesh, por qeveri koalicioni
Sa poste ministrore do të marrë LSI-ja?
Nuk është fare kjo më e rëndësishmja. Në këtë moment më e rëndësishmja është të ecim drejt realizimit të programit të LSI-së për rritjen e punësimit në vend.
Aleatët e tjerë të koalicionit a do të përfshihen në qeveri në poste ministrore?
Sigurisht që Aleanca për Shqipërinë Evropiane është një e tërë.
A do ta pranonit në koalicion PDIU-në nëse do të kishte një tentativë të tillë lëvizjeje?
Nuk mund të flas në emër të gjithë koalicionit, sepse kjo nuk është etike. Por unë e kam thënë edhe para zgjedhjeve të 13 qershorit që fryma gjithëpërfshirëse do të jetë e pandalshme.
Punësimi thoni z. Meta, por ku dhe si do ti punësoni njerëzit? A do të ketë më shumë ministri dhe më shumë njerëz të punësuar në administratë?
Me programin për punësimin, janë pesë pikat e punësimit. Ju nuk arrini të kuptoni. Punësimi është pikërisht në rritjen ekonomike të vendit, është në vënien në punë të bujqësisë dhe modernizimin e saj. Është në krijimin e parqeve industriale dhe tërheqjen e investitorëve të huaj, duke u ofruar lehtësitë maksimale vetëm në funksion të arritjes së këtij objektivi. Pra ky është punësimi.
Z. Meta do të shtonin numrin e ministrive apo struktura e qeverisë do të mbetet e njëjtë?
Çështja e strukturës do të diskutohet. I takon Kryeministrit të ardhshëm të bëjë propozimet e para sepse ai vetë do të jetë Kryeministër.
Ju vetë sa ministri do të kërkoni?
Nuk është kjo më e rëndësishme për ne.
Unifikimi i programeve ka rëndësi. Debati i taksave ka qenë një nga më kryesorët, pasi ka pasur propozime të ndryshme nga PS-ja dhe LSI-ja për këtë çështje. Çfarë luan në këtë histori?
Unë mendoj se diskutimi dhe debati që është bërë natyrisht që sjell nevojën për reflektim, por në parim të gjithë jemi dakord që ai që fiton më shumë duhet të kontribuojë më shumë. Konkretisht se si do të ecet më tej, kjo do të bëhet publike në momentin që do të detajohet programi qeverisës. Por është theksuar se ky program përveç ekspertëve të forcave politike të cilat do të përbëjnë qeverinë e ardhshme do të jetë një program i konsultuar edhe më gjerë.
Meqë jemi te programi. Z. Rama tha pas zgjedhjeve se Shqipëria është në krizë dhe se të gjithë bashkë duhet ta përballojmë. Çështja është a janë në këto kushte kur deficiti buxhetor edhe investimet gjatë 6 muajve të fushatës kanë qenë shumë të larta, të ardhurat të ulëta gjithashtu, a janë të realizueshme objektivat tuaja për premtimet elektorale për uljen e taksave apo heqjen e TVSH-së për energjinë, heqjen e akcizës dhe ato që ju keni premtuar?
Së pari, duhet të kemi parasysh se në themelin e kësaj qeverisjeje duhet të jetë transparenca dhe përsëri kjo do të verifikohet nga ju në radhë të parë dhe nga opinioni publik. Një nga elementët e parë të qeverisë do të jetë inventari, pra cila është gjendja reale financiare, buxhetore, ekonomike që do ti bëhet e ditur opinionit publik. Së dyti, do të jetë një program për stabilizimin e kësaj gjendjeje, për mbushjen e këtyre gropave dhe natyrisht që kjo sado ndikim të ketë nuk do të mund të shmangë vullnetin për të realizuar ato reforma dhe ato premtime të cilat e rrisin ekonominë në vend e gjallërojnë atë dhe çojnë përpara dhe reformat sociale.
A keni një ide se cilat do të jenë vendimet e para që do të merrni në 100 ditët e para? Cili do të jetë premtimi i parë që do të mbani?
Këto do të bëhen publike kur të jetë gati programi. Premtimi i parë është transparenca. Ky është premtimi i parë dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme.
Keni pasur dy marrëveshje të tjera jo kaq të shkruara apo të përkufizuar me z. Rama. Një në vitin 2002 dhe të shkruar në vitin 2007. Në të dyja rastet ju pretendoni se z. Rama nuk i ka qëndruar këtyre marrëveshjeve. Çfarë ju bën të besoni se këtë herë do ti qëndrojë kësaj here?
Po ndoshta edhe thënia popullore e treta e vërteta.
E dyta, a kanë lënë hije në raportet mes jush akuzat e përbashkëta që keni shkëmbyer këto katër vjet?
Mendoj se kryesore është angazhimi i përbashkët për të ardhmen dhe mendoj që kjo do të dominojë.
A keni qenë ju i zhgënjyer nga qeverisja me Partinë Demokratike?
Nuk dua të flas për atë kohë sepse unë natyrisht kam pasur mendimet e mia. Këto mendime ia kam shprehur edhe z. Berisha, ua kam shprehur edhe përfaqësuesve të caktuar, por nuk mund të flas sepse nuk më duket e drejtë të flas për një gjë që ka kaluar.
Z. Berisha ka dhënë dorëheqjen në fund të një rezultati në fakt që ia bënte të pamundur vijimin e mëtejshëm. Në gjykimin tuaj si ka qenë ai si Kryeministër i vendit gjatë 4 viteve që keni bashkëpunuar me të dhe si e gjykoni gjestin e fundit dhe kontributin e tij në politikë?
Kjo do të donte një kohë të gjatë dhe ndoshta unë duhet të isha pak më i qetë pas një fushate mjaft intensive dhe të lodhshme. Por e rëndësishme është që situata në vend është e qetë pas zgjedhjeve, ka përgatitje për të bërë një tranzicion si në çdo vend normal evropian dhe mendoj se kjo do të na ndihmojë për të lënë pas disa probleme që patëm me zgjedhjet. Dhe është shumë e rëndësishme që ky proces të vazhdojë në mënyrë të tillë. Dorëheqja mendoj se ishte një akt normal edhe civil dhe si çdo akt i tillë vlen të vlerësohet.
Po e ndiqni garën që po zhvillohet në PD?
Nuk kam asnjë interes për garën në Partinë Demokratike.
Kush mund të jetë kryeopozitari më i mirë për ju dhe z. Rama gjatë kohës që do të jeni në pushtet?
Për ne nuk ka rëndësi fare se kush do të jetë kryeopozitar. E rëndësishme është që opozita e re të kontribuojë edhe ajo për të bashkëpunuar për të mirën e vendit, për të mirën e reformave. Të jetë një opozitë konstruktive, një opozitë me propozime. Blendi pak më parë më bëri pyetjen se cili është mendimi im për z. Berisha si kryeministër. Ndoshta, mendoj unë, një nga problemet më të mëdha të tij ka qenë se merrej shumë me çështjet politike, merrej me çështjet e opozitës ndërkohë që mund të merrte disa vendime që mund të dukeshin si të vogla dhe të parëndësishme por të cilat kishin impakt të përditshëm në jetën e qytetarëve shqiptarë.
Z. Rama një ditë përpara se z. Berisha të jepte dorëheqjen, ku doli për fitoren e aleancës suaj, ku tha i uroj jetë private të qetë. A mos ishte ky tejkali
