E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulohet protesta e Policisë së Kosovës

Prishtinë, 11 Tetor, 11.32, NOA - Protesta e Policisë së Kosovës, e parashikuar që të zhvillohej sot në orën 11.00, është anuluar.  

Shaban Tasholli, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka thënë se është arritur marrëveshja në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Policisë në të gjitha pikat e parashtruar nga ana e tyre.

Kjo nënkupton se do të ketë rritje pagash, ku më së shumti do të përfitojnë policët e njësitit të patrullimit. Gjithashtu do të paguhen shujta për policët.

Ligji do të nisë së implementuar që nga dhjetori i këtij viti, kurse i ka kushtuar qeverisë 6 milionë Euro.

a.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›