E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një grup piratësh marrin peng marinarin shqiptar në Afrikë

12 tetor 23:09 NOA - Një shtetas shqiptar, marinar i një anijeje transporti mallrash është rrëmbyer dhe mbahet peng nga një grup piratësh të cilët kanë kërcënuar se orët e jetës së tij dhe disa të tjerëve, janë të numëruara.

Piratët kanë marrë peng në total 20 shtetas, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes ukrainase dhe kanë deklaruar se kërkojnë 20 milionë dollarë amerikanë në këmbim të lirisë së pengjeve, përndryshe do t’i vrasin ata brenda orëve në vazhdim, deri në afatin final të nisjes së datës 14 tetor 2008.

Burime zyrtare nga zyra e NATO-s, citohen nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associated Press të deklarojnë se bëhet fjalë për 50 piratë, që të gjithë somalezë.

Lajmin e ka konfurmiar ndërkohë zyrtarisht, edhe Komanda e Marinës Ndërkombëtare me seli në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Piratët, kanë marrë peng 20 persona, që të gjithë marinarë, prej të cilëve 17 janë nga Ukraina, dy nga Rusia dhe vetëm njëri, është shqiptar por identitetet e tyre nuk janë konfirmuar.

“Grupi prej 50 piratësh ka arritur të bllokojë rreth 300 kilometra larg portit somalez, anijen “Mv Faina” me flamur ukrainas, e cila transportonte armatime të kalibreve të ndryshme për në “, - bënë të ditur burimet e mësipërme të cituara nga AP.

“Piratët që u futën në anijen e mallrave pasi lundruan afër saj me një anije të vogël, arritën të marrin nën kontroll mjetin gjigant lundrues, duke izoluar të gjithë ekuipazhin”, vijojnë burimet.

Mësohet se piratët e drejtuar nga një person, i identifikuar si Zugul Ali, kanë pranuar të flasin nëpërmjet radios dhe me kontakt pamor në distancë të përcaktuar prej tyre, me negociatorët shtetërorë të autoriteteve somaleze.

Kryepirati (shihni foton bashkëlidhur të AP), ka deklaruar se nëse nuk u jepet shuma e kërkuar prej 20 milionë USD deri në orën 00.00 të datës 14 tetor, që të gjithë pjesëtarët e ekuipazhit të anijes do të fundosen në det.

Në anijen e transportit gjenden disa dhjetëra tanke dhe një numër shumë i madh armatimi dhe municione të kalibrit të rëndë të cilat do të dërgoheshin nga Ukraina, në Mombasa.

a.k/NOA

vijon...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›