Turqi, sulme të reja në veri të Irakut
Ankara, 11 Tetor, 12.52, NOA - Aeroplanët ushtarakë dhe artileria turke kanë sulmuar bazat e militantëve kurdë në veri të Irakut.
Mediet turke njoftojnë se pavarësisht aksioneve ushtarake qeveria po sheh mundësinë e bisedimeve me qeverinë lokale në pjesën veriore të Irakut për të luftuar Partinë Punëtore të Kurdistanit.
Aktivistët e kësaj partie e përdorin pjesën veriore të Irakut të populluar me kurdë si bazë për të sulmuar forcat turke të sigurisë.
Turqia më herët nuk ka pranuar të ulet në tryezën e bisedimeve me kurdët e Irakut.
NOA